Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 13 gusht 2021

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë – Mirditë/Dogji me zjarr një sipërfaqe të madhe me pyje dhe disa banesa të pabanuara, Policia vë në pranga 66-vjeçarin. Lezhë/Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me barishte, duke rrezikuar disa banesa, lokale dhe automjete, vihet në pranga 52-vjeçari. Gjithashtu, procedohet penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës dhe një shtetase tjetër, pasi dogji me zjarr një sipërfaqe toke.  Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe të Komisariateve në varësi të saj, të angazhuara maksimalisht për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Lezhë. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin P. L., 66 vjeç, banues në fshatin Gjakëz, Mirditë. Ky shtetas ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të madhe me pyje dhe disa banesa të braktisura në fshatin Gjakëz, Fanë, Mirditë. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin P. L., 52 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë. Ky shtetas ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të madhe barishte dhe kullota. Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me zjarrfikësen, kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit i cili rrezikonte disa banesa dhe lokale, si dhe automjetet, pasi ishte anës rrugës kryesore në aksin Lezhë-Milot. Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasen Gj. V., 70 vjeçe, banuese në Balldren, Lezhë.  Kjo shtetase, pasi ka ndezur zjarr në kanalin kullues, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me bimësi në fshatin Balldre, Lezhë. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Strukturat e DVP Lezhë dhe Komisariatet e Policisë në varësi të saj, krahas përmbushjes së detyrave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë për krijimin e një ambienti sa më të sigurt, janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar, evidentuar dhe goditur rastet e zjarrvënies në pyje e kullota, por dhe për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të cilët ndjehen të rrezikuar nga zjarret që shkaktohen me qëllim apo nga pakujdesia. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin dhe apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër – Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Gjirokastër. Dogjën me zjarr sipërfaqe të ndryshme me bimësi, procedohen penalisht 2 shtetas.  Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Postës së Policisë Dropull proceduan penalisht shtetasin V. O., banues në fshatin Radat, Dropull, pasi gjatë kryerjes së disa punimeve me troho në bahçen e tij, ka shkaktuar zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi në rrethinat e fshatit Radat.  Gjithashtu, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj proceduan penalisht shtetasin M. B., 51 vjeç, banues në fshatin Memaliaj, pasi duke djegur disa barëra në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat – Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Berat. Dogjën me zjarr sipërfaqe të ndryshme toke me bimësi, procedohen penalisht 2 shtetas.  Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit Policisë Berat proceduan penalisht shtetasin B. Sh., banues në Berat, pasi në lagjen “Donika Kastrioti”, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barë. Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi A. K., 28 vjeç, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur mali Partizan, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia duke hedhur një cigare të ndezur në tokë dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë – Dogjën me zjarr një sipërfaqe pyjore në fshatin Gjonomadh, vihen  në pranga dy autorët e dyshuar. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve A. Xh., 18 vjeç dhe T. B., 22 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi dyshohet se tek vendi i quajtur “Korija e fshatit” në Gjonomadh, këta shtetas, kanë djegur me zjarr një sipërfaqe pyjore me bimësi të ndryshme. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Tiranë – Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë.  Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. Z., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: B. M., 44 vjeç, punonjës sigurie në një kompani, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nuk ka raportuar për vjedhjen e ndodhur në kompaninë që kishte në ruajtje; K. D., 31 vjeç, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata për ish-bashkëjetuesen e tij; A. Z., 60 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”  dhe “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi municioni, pjesë arme dhe një armë e ftohtë (thikë). Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”, i shtetasit L. K., 20 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin I. Gj., 28 vjeç. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë dhe i dëmtuari I. Gj., pasi ka goditur me sende të forta shtetasin L. K. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. S., 68 vjeç, pasi ka aksidentuar këmbësoren Sh. T., 82 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve; M. I., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; I. C., 41 vjeç dhe R. Sh., 47 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Më datë 12.08.2021, u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E. I., 26 vjeç, pasi pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur shtetasin L. K., 24 vjeç dhe i ka marrë me forcë celularin. Më datë 12.08.2021, në Vorë, kanë vjedhur një sasi vlere monetare të papërcaktuar në firmën me administrator shtetasin A. D. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Më datë 12.08.2021, gjatë natës, tek Mali i Robit, në Golem, kanë vjedhur në banesën e shtetases A. K., një shumë parash dhe dy aparate celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 84 shtetas, konkretisht: 2 janë ndaluar, 34 janë arrestuar në flagrancë dhe 50 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, me 14 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste: 5 raste të “Kanosja”, 1 në  Tiranë , 1 në Korcë, 2 në Vlorë dhe 1 në Fier; 5 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Vlorë dhe 1 në Shkodër; 1 rast i “Vrasja” mbetur në tentativë, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 5 raste, 1 në Durrës, ku autori është arrestuar në flagrancë; 4 në Tiranë, ku autorët po procedohen. Janë plotësuar 16 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 15 raste, 1 në Fier, ku autori është arrestuar në flagrancë, 1 në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, si dhe 13 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 3 raste, 2 në Tiranë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të “Shkatërrim prone me zjarr”, 3 në Lezhë, 2 në Berat, 1 në Lezhë.

Janë evidentuar 2 raste të “Trafikimi i mjeteve motorike”, 1 në  Tiranë  dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, 1 në Durrës, 1 në Berat, 1 në Lezhë dhe1 në Shkodër.

Në Vlorë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, 1 për “Prishja e qetësisë publike”, 1 për “Vetëgjyqësia” dhe 1 për “Mashtrimi në kredi”.

Në  Vlorë  është  arrestuar 1 shtetas, për  armëmbajtje pa leje dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për “Përndjekja”.

Në Durrës është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Në Shkodër është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për armëmbajtje pa leje dhe është proceduar penalisht për “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

Janë provuar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Veprime ne kundërshtim me vendimin e gjykatës”, 1 në Lezhë dhe 1 në Shkodër.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për “Pushtim toke”, 1 në Lezhë dhe 1 në Kukës.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 11 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 26 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.