Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 11 qershor 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Poliçan, Berat-Finalizohet operacioni policor i koduar “Plirëz”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Operacioni, nga Stacioni i Policisë Poliçan, në bashkëpunim me DVP Berat.Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të vreshtave, si dhe përgatitej për të kultivuar të tjera bimë narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari.Asgjësohen bimët e kultivuara, si dhe sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 340 fara të dyshuara narkotike që autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, do t’i kultivonte në mës të vreshtave me hardhi.Sekuestrohet edhe një sasi lënde narkotike që iu gjet këtij shtetasi, në banesë.Në vijim të kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në territorin e qytetit të Poliçanit, një shtetas tentonte të kultivonte bimë narkotike, shërbimet e Policisë Poliçan kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Plirëz “, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:- R. B., 43 vjeç, banues në Poliçan, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Si rezultat i monitorimit dhe kontrollit të imtësishëm të territorit, në vendin e quajtur “Kthesa e Nepërkës”, në mes të veshtave në pronësi të tij, shtetasi R. B. është evidentuar duke kultivuar bimë të dyshuara narkotike. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde, 24 bimë dhe 340 fara të dyshuara narkotike cannabis sattiva, të cilat do t’i kultivonte në vreshtat me hardhi, në pronësi të tij.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore./ Tiranë/Informacion shtesë-Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Fier/Informacion paraprak-Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shënja jete (dyshohet i vrarë me mjet prerës), shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qënë i punësuar roje te serat.Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vlorë-Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ECSTASY 22”.Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë.Mbanin me vete 26 gr lëndë të dyshuar narkotike MDMA dhe 141 tableta lënde të dyshuar narkotike Ecstasy, vihen në pranga 3 shtetas.Sekuestrohet edhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “ECSTASY 22”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:- E. B., 21 vjeç; E. M., 17 vjeç, banues në  Tiranë dhe  Rr. B., 26 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve E. B. dhe E. M., si dhe kontrollit të ambientit, ku ishin akomoduar këta shtetas, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 26 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit MDMA, 61 tableta të dyshuara narkotike të llojit Ecstasy si dhe një shumë parash. Në vijim të veprimeve policore, gjatë kontrollit fizik të shtetasit Rr. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrun në cilësinë e provës materiale, edhe 80 tableta të dyshuara narkotike të llojit Ecstasy.Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Tepelenë-Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.  Kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informaconet e marra në rrugë policore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Ardi Çela, 25 vjeç, banues në fshatin Izvor, Tepelenë. Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 6 muaj burgim.Në muajin korrik të vitit 2020, në vendin e quajtur “Përroi i Thellë”, në afërsi të fshatit Izvor, ky shtetas është konstatuar duke kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe toke.Materialet në ngarkim të shtetasit Ardi Çela i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Vlorë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. S., 24 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 72 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 10 janë arrestuar, 48 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, si dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste, 1 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa 9 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar, 4 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë, si dhe me 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 4 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 4 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar një rast i veprave penale në fushën e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 7 raste, prej tyre 5 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, 1 rast ka mbetur në tentativë, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Ne fushën e veprave penale me objekt trafiqet e paligjshme janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim me 6 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të rënies së zjarrit, për zbardhjen dhe dokumentimin e të cilëve, vijon puna nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 4 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe 3 të tjerë të ndaluar, si dhe janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Ngacmimi seksual” dhe “Dhunimi i banesës”, me 2 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje lirë, si dhe 2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë, si dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, si pasojë e të cilëve 3 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 12 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 5 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.