Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Korçë – Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, shkatërruan pronën dhe goditën për shkak të detyrës punonjësin e policisë, procedohen penalisht 9 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, në përfundim të veprimeve të kryera, në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, përpara godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Bashkisë Korçë, kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve S. M., 30 vjeçe; E. M., 21 vjeç; H. K., 23 vjeç; E. V., 21 vjeç; K. Dh., 27 vjeç; E. T., 27 vjeç; Gj. L., 22 vjeç; S. D., 41 vjeç; D. H., 38 vjeç, banues në Korçë e Maliq. Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme duke hedhur sende të forta në drejtim të godinës së Bashkisë, ku për pasojë kanë thyer disa xhama, kanë shkatërruar dekoret festive, kanë djegur dy bredha dhe kanë goditur me sende të forta në kokë për shkak të detyrës, punonjësin e policisë M. J., i cili mori mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
Bulqizë – Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë, procedohen penalisht 7 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në përfundim të veprimeve të kryera, në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, përpara godinës së Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: A. T., 24 vjeç; D. C., 22 vjeç; D. Gj., 24 vjeç; E. B., 20 vjeç; O. D., 20 vjeç; P. T., 48 vjeç; A. SH., 20 vjeç; banues në Durrës e Bulqizë. Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk janë bindur urdhrave të punonjësve të policisë për t’u shpërndarë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.
Lezhë – Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, shkatërruan pronën, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë, procedohen penalisht 15 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, përpara godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Bashkisë Lezhë dhe tek rrethrrotullimi në hyrje të qytetit Lezhë, kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve K. A., M. L., S. T., E. Gj., P. M., P. M., K. K., Ll. P., E. H., P. H., S. N., A. R., K. B., A. P. dhe K. U. Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme duke hedhur sende të forta në drejtim të godinës së DVP Lezhë dhe Prokurorisë Lezhë, ku për pasojë kanë thyer disa xhama. Gjithashtu, kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin rrugor Shkodër – Lezhë – Tiranë, për rreth një orë, si dhe kanë djegur koshat e mbeturinave në hyrje të qytetit të Lezhës. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Vlorë – Arrestohet në flagrancë një shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin N. M., 35 vjeç, banues në Bishan, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj nënës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 240 shtetas, konkretisht: 70 janë arrestuar, 2 janë ndaluar dhe 168 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste: 1 në Durrës, 1 në Korçë, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, në Tiranë, 1 në Korçë dhe 1 në Dibër; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje, 1 në Vlorë dhe 1 në Fier, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 në Durrës, 1 në Fier dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 6 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste: 1 në Dibër, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 5 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Tiranë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të “Mashtrimi”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Falsifikimi i dokumenteve”, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë.
Janë evidentuar 2 raste të “Fshehja e të ardhurave”, 1 në Berat dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, 1 në Vlorë dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme: 1 në Korçë, me 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Dibër, me 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Lezhë, me 15 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Tiranë, me 59 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 116 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 3 raste aksidentesh, me 3 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar 4 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, 2 në Tiranë, 1 në Berat dhe 1 në Dibër.
Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.