Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 10 qershor 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë-Finalizohen, gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione policore, të koduara “Camouflage 9” dhe “Camouflage 10”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.Operacionet u zhvilluan nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Vorë.Gjatë operacionit policor të koduar “Camouflage 9” u arrestua në flagrancë 1 shtetas dhe u procedua penalisht 1 tjetër, të cilët strehonin 14 emigrantët, në ambientet e një hoteli, dhe më pas i ndihmonin për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.Gjatë operacionit policor të koduar “Camouflage 10”, u arrestua në flagrancë 1 shtetas që ndihmonte 4 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.Procedohen penalisht edhe 18 emigrantët e paligjshëm.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionet policore të koduara “Camouflage 9” dhe “Camouflage 10”.Në kuadër të operacionit policor të koduar “Camouflage 9” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: S. J., 60 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Fshehja e të ardhurave” (pronar i një hoteli në rrugën dytësore Tiranë-Durrës).Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi V. H., 56 vjeç, banues në Tiranë (menaxher në hotel).Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, strehonin emigrantë të paligjshëm në ambientet e hotelit të shtetasit S. J., kundrejt shpërblimit monetar, dhe më pas kryenin transportin e tyre për në pikat e kalimit kufitar me Malin e Zi, me qëllim kalimin në vendet e BE-së.Në kuadër të operacionit policor të koduar “Camouflage 10” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Th., 23 vjeç, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Ky shtetas ka precedentë të mëparshëm për vepra penale në fushën e kundërshtimit të punonjësve të Policisë dhe për disa vepra të tjera penale.Pas shenjës për ndalim nga punonjësit e Policisë, në rrugën dytësore Vorë-Fushë Krujë, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe është larguar me shpejtësi me mjetin tip “Benz”. Gjatë tentativës për t’u larguar, ka përplasur një automjet të parkuar dhe një automjet në lëvizje.Në Fushë Krujë, shërbimet e Policisë e kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. Th. dhe pasagjerë 4 emigrantë që dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë, të cilëve shtetasi A. Th. iu kishte premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, transportimin nga Saranda drejt pikave të kalimit kufitar në Shkodër.Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë 18 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Tiranë – Njësia “C” për Hetimin e Krimit Kompjuterik, më datë 09.06.2022, ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. H., për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM”, pasi në adresë të këtij shtetasi, ka ardhur me postë, në Rinas, një pako postare me 3991 karta SIM angleze.

Durrës – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në përfundim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1 Durrës, ku drejtuesi i një automjeti që lëvizte në sens kundërt nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, por vazhdoi lëvizjen me shpejtësi, bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të këtij mjeti, shtetasit H. P., 27 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Në tentativë për t’u larguar, shtetasi H. P. ka goditur me automjet një punojës policie, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, që ky shtetas i kishte me vete, në momentin e kapjes nga Policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Fier-Finalizohet operacioni policor i koduar “Poçemi 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.    Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Fier, Komisariatin e Policisë Fier dhe Komisariatin e Policisë Lushnjë.Arrestohen në flagrancë 3 shtetas që transportonin 11 emigrantë të paligjshëm.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Fier, Komisariatin e Policisë Fier dhe Komisariatin e Policisë Lushnjë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Poçemi 2”.Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, R. J., 33 vjeç, banues në Tiranë dhe A.B., 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, duke transportuar me automjetet tip “BMË” dhe “Audi”, kundrejt fitimit, 11 emigrantë që dyshohen se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 automjetet dhe 4 aparate celulare.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Elbasan-Finalizohet operacioni policor i koduar “Illegal assets”.Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.Sekuestrohen pasuri të ndryshme, me vlerë rreth 5 milionë euro.Në kuadër të hetimeve pasurore për persona të dyshuar si anëtarë të grupeve kriminale, për pasuri dhe asete që dyshohen se i kanë burimet nga veprimtaria kriminale, bazuar në materialin procedural të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë  Elbasan në Prokurorinë e Rrethit Elbasan, gjatë vitit 2021 dhe në vijim, është finalizuar operacioni policor i koduar “Illegal assets” dhe është bërë sekuestrimi i pasurive në emër të shtetasve Gentian  Sharra dhe Mustafa Sharra.-Gentian  Sharra, 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas, si dhe i arrestuar në kuadër të operacionit policor “Golden bullet”.Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të veprimeve hetimore, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 09.06.2022, ka caktuar masën e sigurimit pasuror “Sekuestro”, për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të babait të tij, shtetasit Mustafa Sharra.Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës, u sekuestruan:-1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe tokë arë;-Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronesi të Gentian Sharra;-Tokë arë me sipërfaqe 15680 m2  dhe ndërtesë me sipërfaqe 119.8 m2,  në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të shtetasve Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;-Tokë arë me sipërfaqe 3533  m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4170 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra;-Pasuri tokë arë  me sipërfaqe 4050 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra.-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, truall me sipërfaqe 208.1 m2  dhe ndërtesë, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra.-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 394 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra.Gjithashtu janë sekuestruar 4 automjete në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të familjareve të tij.Vijon puna për evidentimin e të gjitha pasurive dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tyre, në zbatim të ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave prarandaluese kundër pasurisë”.

Gjirokastër-Goditën me sende të forta punonjësin e Policisë të DVKM Gjirokastër, vihen në pranga 2 shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.Shërbimet e DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, ku disa persona goditën me sende të forta shtetasin S. M., punonjës policie i DVKM Gjirokastër, bënë të mundur identifikimin e 4 autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.Në vijim të veprimeve hetimore janë vënë në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, shtetasit G. Zh., 35 vjeç dhe G. R., 22 vjeç, banues në Sarandë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerët, shtetasit K. Zh., 23 vjeç dhe S. S., 30 vjeç, banues në Sarandë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Më datë 10.06.2022, rreth orës 11:00, në Urgjencën e Spitalit Sarandë, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi L. V., 41 vjeç, banues në Lushnjë, i cili është kthyer deportiv nga Greqia, më datë 09.06.2022, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Botë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 99 shtetas, konkretisht: 3 janë ndaluar, 13 janë arrestuar, 76 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste, 1 prej tyre mbetur në tentativë, me 1 shtetas të arrestuar, ndërsa 9 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë, si dhe me 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 12 raste, prej tyre 6 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, 2 raste kanë mbetur në tentativë, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të ndaluar. 4 rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të ndaluar dhe me 3 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim.

Ne fushën e veprave penale me objekt trafiqet e paligjshme janë evidentuar 4 raste, me 6 shtetas të arrestuar dhe 21 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim me 9 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 12 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 6 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, si pasojë e të cilëve 3 shtetas kanë humbur jetën dhe 5 shtetas të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 7 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të larguar nga vendi i ngjarjes dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.