Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Shkodër/Informacion paraprak-Më datë 09.08.2022, rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J. jashtë rrezikut për jetën.Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tiranë-Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Trade”, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë.Mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive, vihet në pranga administratori i një subjekti call center, procedohen penalisht 5 punonjëse (operatore).Shpallet në kërkim pronari i subjektit.Sekuestrohen 4 aparate celulare, shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe lista me të dhënat e shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Trade”.Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:- L. Ll., 28 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti call center.Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetaset V. L., 25 vjeçe, E. H., 22 vjeçe, I. P., 22 vjeçe, S. H., 26 vjeçe dhe A. Ç., 22 vjeçe, të pesta banuese në Tiranë, të punësuara si operatore në këtë subjekt.Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim pronari i këtij subjekti, shtetasi G. C., 31 vjeç, banues në Tiranë.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi L. Ll. administronte një subjekt privat call center, me pronar shtetasin G. C., në rrugën “Myslym Shyri”. Në këtë subjekt të paregjistruar në organet kompetente ishin të punësuara si operatore shtetaset V. L., E. H., I. P., S. H. dhe A. Ç., të cilat, së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.Si rezultat i operacionit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 aparate celulare, shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe lista me të dhënat e shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar për të investuar në bursa fiktive.Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e shtetasit G. C.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Mashtrimi”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Krujë/Informacion paraprak-Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H, rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
Krujë/Informacion shtesë-Në vijim të informacionit paraprak për një konflikt për motive të dobëta, gjatë të cilit shtetasi L. H. rreth 55 vjeç, u plagos me armë zjarri nga shtetasi K. Q., ju bëjme me dije se si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi L. H. ka ndërruar jetë, në spital.Vijin krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.
Tiranë-Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Valuta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.Vodhi një shumë të konsiderueshme parash në subjektin ku ishte e punësuar, vihet në pranga 34-vjeçarja. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Valuta”.Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetases:- B. Sh., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi Y. K., 42 vjeç, banues në Fier.Shtetasja B. Sh. ishte e punësuar në një subjekt këmbimi valutor, në pronësi të shtetases D. K. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se gjatë javës së fundit të muajit korrik, kjo shtetase, në bashkëpunim me shtetasin Y. K., ka vjedhur 900.000 lekë të rinj, në këtë subjekt.Punohet për kapjen e shtetasit Y. K.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Fier-Informacion paraprak.Sot, rreth orës 19:00, njoftohemi se në fshatin Suk 1, Roskovec, buzë lumit Seman, një fëmijë 14 vjeç, ka qënë duke peshkuar dhe dyshohet se është futur për tu larë në lum por nuk ka dalë më.Po punohet për gjetjen e 14-vjeçarit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 106 shtetas, konkretisht: 10 janë ndaluar, 18 janë arrestuar, 72 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 15 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe me 18 të tjerë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 5 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore dhe me 2 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 11 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e strukturave policore dhe me 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 3 raste të veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 2 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të ndaluar.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 10 raste, prej tyre, 4 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 4 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijvë” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të arrestuar.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 14 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar dhe me 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 5 raste të djegies së pronave/pasurive të ndryshme, 2 prej të cilave rezultojnë aksidentale, gjithashtu, për rastet e tjera rezultojnë 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarreve.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Keqtrajtimi i kafshës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, janë evidentuar: 2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i veprës penale “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të arrestuar; 1 rast i veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të arrestuar; 1 rast i veprës penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”, me 1 shtetas të ndaluar; 1 rast i veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të arrestuar; 1 rast i veprës penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 rast i veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të ndaluar.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 8 aksidente, si pasojë e të cilëve 8 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, dy prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar, si dhe me 14 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.