Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Qarku Korçë – Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”. Në vijim të këtij operacioni, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Arrestohen në flagrancë nga Policia 2 shtetas, të cilët po transportonin 18 emigrantë të paligjshëm. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve E. I., 29 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë dhe A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë. 29-vjeçari është kapur në afërsi të fshatit Stropckë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin furgon tip “Volksëagen”, 18 emigrantë të paligjshëm, i cili në bashkëpunim me shtetasin A. P., (në rolin e shoqëruesit) iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 100 euro për secilin prej tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.
Durrës – Dhunoi nënën e tij, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari, i cili rezultoi se kishte kryer edhe disa vjedhje në qytetin e Durrësit. Zbardhen dhe dokumentohen 5 vjedhje të ndodhura gjatë muajit gusht, të cilat dyshohet se janë kryer nga 28-vjeçari, i cili ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje dhe zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, arrestuan shtetasin S. U., 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Në vijim të veprimeve dhe hetimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit gusht: Më datë 27.08.2020, në lagjen nr. 15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular, 1 biçikletë dhe 700 euro në banesën e shtetases K. U.; Më datë 27.08.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur kabllonë elektrike të shtetasit M. Th.; Më datë 21.08.2020, në lagjen nr. 15, në plazh “Porto Romano”, dyshohet se i ka vjedhur çantën shtetases Y. T.; Më datë 09.08.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e dëmtuar nga tërmeti të shtetases A. Sh.; Më datë 06.08.2020, në lagjen nr. 16, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. F. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”.
Durrës – Bie në prangat e Policisë një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar dhe shpallet në kërkim një tjetër për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin P. C., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. L., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datë 30.08.2020, ka goditur shtetasin F. N., 42 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”. Arrestohen në flagrancë dhe 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. R., 30 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familja”. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin L. T., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, të shtetasit A. B., 39 vjeç, pasi ka përvetësuar dhe blerë disa paketa cigaresh për të cilat kishte dijeni se ishin të vjedhura. Shërbimet e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. L., 21 vjeç, pasi ditën e djeshme aksidentoi 3 shtetase të cilat po qëndronin jashtë mjetit, pas një incidenti rrugor që kishte ndodhur pak minuta më parë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në spital shtetasja E. D., 48 vjeçe, si dhe janë dëmtuar shtetaset M. D. dhe Sh. D., të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit A. V., 47, pasi në rrugën “Princ Vidi”, u kap duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, në masën 0.64 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Informacione paraprake – Më datë 31.08.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin S. K., 33 vjeç, banues në Tiranë (aktualisht i shtruar në spitalin psikiatrik), sepse prej rreth një viti, ka ushtruar dhunë fizike dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare.
Më datë 31.08.2020 shtetasi Z. K. ka kallëzuar se rreth orës 21:50, në rrugën “Rrapo Hekali”, i kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash në kasafortën që kishte në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Më datë 01.09.2020, rreth orës 10:20, tek Komuna e Parisit, tek Kika-2, është gjetur pa shenja jete, në banesë, shtetasi S. S, 56 vjeç. Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi shtetasi S. S. kishte disa probleme shëndetësore.
Më datë 01.09.2020, rreth orës 11:10, tek kthesa e Kamzës, në banesë, ka ndërruar jetë shtetasi turk M. G., 72 vjeç. Bashkëshortja e tij ka deklaruar se ai vuante prej muajsh nga një sëmundje e rëndë.
Janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin A. G., 35 vjeç, administrator i një subjekti në bregdetin e Golemit, Kavajë, pasi ka pushtuar 150 m2 rërë, në menaxhim nga shtetasi A. M., 56 vjeç, pronar i një hoteli.
OFL, 1 shtator – Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: E. I., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë ” e kryer në bashkëpunim; B. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim; F. A., banues në Tiranë, dënuar për veprat penale “Vjedhja”, “Vjedhja me armë” dhe “Vrasja për gjakmarrje”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetasin M. H., 24 vjeç, banues në Burrel dhe punohet për kapjen e tij, pasi në vendin e quajtur “Ish-ndërmarrja SMT-së”, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatik në ajër, duke kanosur shtetasin S. N., 26 vjeç, banues në Burrel. Veprat penale “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 94 shtetas, konkretisht: 17 janë arrestuar, 5 janë ndaluar dhe 72 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 13 raste, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 17 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Elbasan dhe 2 në Vlorë; 9 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 5 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Korçë dhe 2 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja me dashje”, 1 në Vlorë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje, 3 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Berat dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Elbasan, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe janë plotësuar 13 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 16 raste: 1 në Durrës, ku autori është arrestuar në flagrancë; 3 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 9 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, 1 në Kukës dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Mashtrimi”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Fshehja e të ardhurave”, në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Falsifikimi i dokumenteve”, 1 në Berat dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Falsifikimi i monedhave”, 1 në Fier, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Vetëgjyqësia”, 1 në Dibër dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Përndjekja”, në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 raste i “Prerja e paligjshme e pyjeve”, në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 13 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Fier dhe 1 në Lezhë.
Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në Elbasan.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.