Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 1 qershor 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Komuna”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.Lëvizte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 20-vjeçari.Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në Komunën e Parisit, po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Komuna”.Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:- S. T., 20 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.Në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin S. T., i cili sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, ka tentuar të futet në një taksi. Pasi është ndaluar, gjatë kontrollit të një çante lëkure që 20-vjeçari kishte me vete, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Durrës-Finalizohet operacioni policor i koduar “Kulla”.Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për të shitur lëndë eksplozive tritol.Sekuestrohen 4 kallëpë tritol me peshë të përgjithshme rreth 1 kilogram.Vihet në pranga poseduesi i tyre, i cili u kap duke transportuar lëndën eksplozive.Shërbimet e Stacionit të Policisë Manëz, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas po transportonte lëndë eksplozive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kulla”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:-R. K., 19 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës.Ky shtetas u kap në aksin rrugor Sukth – Kullë, duke transportuar me qëllim shitjen, 4 kallëpë lëndë eksplozive tritol, me peshë të përgjithshme rreth 1 kilogram.Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si dhe të implikimit ose jo në ngjarje kriminale, të 19-vjeçarit.Materialet e para hetimore në ngarkim të këtij shtetasi, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“, për veprime të mëtejshme.

Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Promise”.Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.Përvetësonte shuma të konsiderueshme parash, me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, vihet në pranga 30-vjeçarja.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra mbi vendodhjen e një shtetaseje të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Promise”.Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetases:- V. G., 30 vjeçe, banues në Berat, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.Kjo shtetase dyshohet se me anë të mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, ka përfituar shumën 16000 euro nga një shtetas kosovar, me pretendimin se do t’i kryente atij, procedurat për pajisjen me pasaportë shqiptare.Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shuma të ndryshme monetare, nga shtetas të ndryshëm në Republikën e Shqipërisë.Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të shtetases V. G.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Replace”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u kap duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë, vihet në pranga 34-vjeçari.Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas kishte thyer masën e  sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe lëvizte i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Replace”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:- I. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.Në rrugën “Hoxha Tahsim”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar shtetasin I. K., të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Kukës-Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Thirra”, i zhvilluar nga strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Kukës. Transportonte 28 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me automjetin e tij, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari.Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.Sekuestrohen 28 kg lëndë e dyshuar narkotike, 1 automjet dhe një sasi parash.Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, se një shtetas do të shiste një sasi lënde narkotike në qytetin e Kukësit, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Thirra”.Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  M. V.(P)., 43 vjeç, banues në Durrës.Gjatë operacionit, në afërsi të tunelit të Thirrës, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin M. V.(P). Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kanabis.Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi E. LL., 32 vjeç, banues në Prosek, Mirditë, i cili shoqëronte shtetasin M. V., me automjetin e tij tip “Nissan”.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti tip “Ford”, 2 aparate celulare dhe një sasi parash, që dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale.Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Qarku Korçë-Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.Vihen në pranga 2 shtetas të tjerë.Njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, ndërsa tjetri u kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm.Në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim M. M., 24 vjeç, banues në Pogradec.Ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim, pasi më datë 27.05.2022, në fshatin Trestenik, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Audi A6”, me të cilin, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (i arrestuar nga Policia) po transportonin 7 emigrantë të paligjshëm, nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe është larguar duke braktisur mjetin në rrugë.

-Gjithashtu nga këto shërbime, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, u godit një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, shtetasi F. X., 31 vjeç, banues në Borizanë, Krujë.Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit”, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Fiat”, 6 emigrante të paligjshme, të cilave kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Morinë, Kukës-Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.Arrestohet, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, 1 person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.Vihet në pranga dhe person i shpallur në kërkim kombëtar.Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar E. C., 33 vjeç, banues në Prizren.Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi NCB Ëiesbaden, Gjermani, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Përdorues droge”, “Mashtrim komercial” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Sh. R., 31 vjeç, banues në fshatin Qinamak, Kukës.Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, me vendimin e datës 07.10.2021, i ka caktuar këtij shtetasi,  masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i muncionit”.

Shkodër/Informacion paraprak-Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja L.Q (K)  37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër.Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon  puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Sqarojmë se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, shtetasja L.Q (K),  ishte largar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobrac, në banesën e motrës së saj.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 131 shtetas, konkretisht: 13 janë ndaluar, 22 janë arrestuar, 89 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste: 1 rast i veprës penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, me 1 shtetas të ndaluar; 1 rast i veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 6 raste të veprës penale “Kanosja”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; 3 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Shpifja”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” janë evidentuar 4 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të ndaluar, ndërsa për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” janë evidentuar 3 raste, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, për të cilin vijon puna nga ana e Policisë, ndërsa 2 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar 1 tjetër të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 5 raste të veprave penale në fushën e mosbindjes/kundërshtimit ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Largimi i të burgosurit nga vëndi i qëndrimit”, me 1 shtetas të arrestuar; “Kallëzimi i rremë”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar gjithashtu 2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”,me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, me 2 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.  Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të arrestuar; “Marrëdhëniet seksuale me dhunë me të rritur”, mbetur në tentativë, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, me 1 shtetas të ndaluar.

Janë evidentuar 9 raste të dhunës në familje, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 13ë kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës, dy prej tyre me autorë të paidentifikuar në drejtim të të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa 2 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me autorë të paidentifikuar në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë dhe 1 rast i veprës penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Pushtimi i tokës”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për ngjarjet me objekt zjarrvënien është evidentuar 1 rast, për të cilin dyshohet të jetë aksidental, vijon puna e Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e tij.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 15 raste, prej këtyre janë 3 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 12 rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të ndaluar, 4 shtetas të shpallur në kërkim dhe 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprës penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë me 1 shtetas të shpallur në kërkim, si dhe janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprave penale me objekt mashtrimin, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë, dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, me 2 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 2 raste të veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të ndaluar. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 9 aksidente, si pasojë e të cilëve 1 shtetas ka humbur jetën dhe 9 të tjerë janë dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 21 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 10 shtetas të arrestuar me 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.