Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Cërrik-Plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij, kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i plagosjes.Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Polici për veprime të mëtejshme shtetasin N.P., rreth 15 vjeç.Ky shtetas mbrëmjen e sotme plagosi shtetasin P.M., rreth 15 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore në gjendje të rëndë.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë-Plagosi me mjet të fortë 2 shtetas, falë reagimit të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e një lokali, një shtetas kishte goditur me mjet të fortë dy të tjerë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Falë reagimit të shërbimeve të Policisë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasi:- P. B., 42 vjeç, banues në Tiranë.Ky shtetas, ditën e djeshme, në ambientet e një lokali, në rrugën “Kostandin Kristoforidhi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (kaçavidë), shtetasit M. Th. dhe R. Ll., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Durrës-Vijon operacioni policor i koduar “Informaliteti”.Goditet një rast tjetër i veprimtarive të paligjshme të fshehjes së të ardhurave dhe informalitetit.Ushtronte në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor, si dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet, vihet në pranga kambisti.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, goditën një rast tjetër të veprimtarive të paligjshme të fshehjes së të ardhurave dhe informalitetit.Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Durrës, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.60-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi M. H. i kishte përfituar nga ky aktivitet i kundërligjshëm.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Lezhë /Informacion paraprak-Në mesnatë, në Ishull Shëngjin, afër portës së servisit të automjeteve në pronësi të shtetasit T.M., 58 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.
Tiranë-Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, arrestohet në flagrancë 18-vjeçari që u kap duke ushtruar të njëjtën veprimtari kriminale.Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. S., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Shërbimet e Policisë kanë ndaluar, në Rrugën e Dibrës, shtetasin D. S., të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.Pas verifikimeve ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, duke dalë jashtë banesës.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 84 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 19 janë arrestuar, 54 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 3 shtetas të ndaluar, 3 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna dhe me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 4 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprave penale me objekt veprimtarinë e paligjshme të falsifikimit, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 9 raste, prej tyre 3 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Ne fushën e veprave penale me objekt trafiqet është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale me objekt mosbindjen/kundërshtimin e punonjësve të Policisë, janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste, me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i djegies së pronave/pasurive të ndryshme, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tij.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 6 raste, me 4 shtetas të arrestuar dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 13 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Moskallëzimi i krimit”, me 1 shtetas të ndaluar; “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të arrestuar dhe “Fyerja”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilëve 8 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 20 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 9 shtetas të arrestuar, si dhe me 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.