Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Policia e Shtetit – Kontrolle të befasishme me qëllim kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, që posedojnë dhe shpërndajnë lëndë narkotike apo ushtrojnë veprimtari të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit. Kontrollet nga strukturat vendore të Policisë, me mbështetje nga Forcat Speciale Renea. Si rezultat i kontrolleve të befasishme në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër u kapën dhe u arrestuan 19 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjatë kontrolleve në Tiranë, Nikël/Krujë, Lezhë dhe Vlorë u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë, shuma të konsiderueshme parash, aparate celulare, çipsa dhe letra bixhozi. Në Nikël u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”, shtetasit Z. H., 22 vjeç, G. H., 23 vjeç dhe M. H., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në një lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, muncion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje. Në Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 31 vjeç, pasi në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në ambientet e lokalit të tij, këtij shtetasi gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë. Në Gjirokastër është kapur dhe vënë në pranga një person në kërkim ndërkombëtar, konkretisht shtetasi Klement Shehu, 39 vjeç, banues në Libohovë, Gjirokastër. Gjykata e Apelit Romë/Itali, në vitin 2019, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës ”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 21 ditë burgim. Në Tiranë u arrestuan në flagrancë shtetasit: O. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi kishte përshtatuar lokalin, për organizimin e lotarive të palejuara, me anë të aparatit celular; A. U., 21 vjeç, sepse në rrugën “Abdi Bej Toptani”, kishte përshtatuar lokalin, për organizimin e lotarive të palejuara, me anë të aparatit celular; M. P., 43 vjeç, sepse në fshatin Picar, kishte përshtatuar lokalin, për organizimin e lotarive të palejuara, me anë të aparatit celular; M. D., 32 vjeç, banues në Kavajë, pasi në lokalin e tij, me anë të aparatit celular, organizonte lotari të palejuara, me klientë të ndryshëm; A. D., E. S. dhe L. T., banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Arbrit, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit L. T., u gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjithashtu u proceduan penalisht 4 shtetas, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Moskallëzim krimi”. Në Lezhë janë arrestuar në flagrancë shtetasit: G. N., 34 vjeç, pronari i një lokali në Shënkollë dhe A. K., 25 vjeç, pronari i një lokali në Zejmen, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe shtetasit A. B., 52 vjeç, A. M., 38 vjeç, J. L., 37 vjeç, R. Gj., 23 vjeç, E. N., 30 vjeç (klientë në lokal), pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit. Kontrollet do vijojnë në gjithë territorin, për të parandaluar e goditur paligjshmërinë dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë e reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 76 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 33 janë arrestuar në flagrancë dhe 37 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 6 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 6 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste: 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë dhe 2 në Elbasan; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Elbasan, ku autorët po procedohne në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në Lezhë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 3 raste, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 5 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 6 raste, 1 në Korçë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë, 1 në Tiranë me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, dhe 4 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në Tiranë janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 tjetër, për mbajtja pa leje e armëve të ftohta.
Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në Durrës janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Vetëgjyqësia” dhe 1 tjetër, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Në Elbasan janë proceduar penalisht 3 shtetas, 1 për “Prerja e paligjshme e pyjeve”, 1 për “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe 1 për “Fshehja e të ardhurave”.
Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas dhe janë proceduar penalisht 6 të tjerë, për veprat penale”Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lotari të palejuara”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, me 3 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas dhe janë arrestuar në flagrancë 2 të tjerë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh dhe është arrestuar në flagrancë 1 tjetër, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.