Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 05 maj 2021

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Kakavijë – Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. U kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, bie në pranga 35-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Sekuestrohet një automjet dhe një aparat celular. Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi S. B., 28 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër. Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri tjetrin, në aksin rrugor Sofratikë-Libohovë, po transportonin me automjetin tip “Audi A3”, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Poliçan – Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Shërbimet e Policisë Poliçan, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa shtetas po merreshim me kultivimin e bimëve narkotike, kanë organizuar punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në ullishten e shtetasit V. S., kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 200 kubikë në të cilët sapo ishin mbjellë fara të dyshuara cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit: S. F. (S)., 24 vjeç (djali i shtetasit V. S.) dhe K. D., 23 vjeç ( bashkëpunëtor), të dy banues në fshatin Çorrogjaf, Poliçan, si dhe u shpall në kërkim shtetasi V. S., 53 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Krujë – Vijojnë kontrollet nga Policia e Krujës, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Goditet 1 rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë një 41-vjeçar. Gjithashtu, në vijim të kontrolleve evidentohet dhe goditet 1 rast i kultivimit të bimëve narkotike. Shpallet në kërkim 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të mara në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur 1 rast të tentativës dhe 1 rast të kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa, në fshatin Borizanë, Krujë. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin P. D., 41 vjeç, banues në Borizanë, Krujë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në oborrin e banesës së shtetasit P. D., kanë gjetur disa kubikë me fidanë cannabis sativa, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjatë kontrollit në terren, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë rast u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit S. D., 58 vjeç dhe u procedua penalisht bashkëshortja e tij, shtetasja G. D., 56 vjeçe, banues në fshatin Borizanë Krujë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në oborrin e banesës të shtetasit S. D. u gjetën disa bimë të dyshuara cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Specialistët për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasin M. H., 66 vjeç, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin F. C., 37 vjeç, me detyrë nënkryetar i bashkisë Krujë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Durrës – Më datë 04.05.2021, në orën 22:00, në lagjen nr.17, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases S. C., 43 vjeçe, banuese në Durrës. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar 2 shtetas të dyshuar për këtë ngjarje dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Durrës – Më datë 04.05.2021, në orën 22:00, në lagjen nr.17, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases S. C., 43 vjeçe, banuese në Durrës. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar 2 shtetas të dyshuar për këtë ngjarje dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 75 shtetas, konkretisht: 3 janë ndaluar, 7 janë arrestuar në flagrancë dhe 65 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 7 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 5 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, 2 në Shkodër, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 9 raste, 2 në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 9 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 16 raste në të gjithë vendin, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në Tiranë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 për veprën penale “Mashtrimi”, 1 për veprën penale “Përndjekja”, 2 për “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Në Shkodër është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, ndërsa 1 tjetër është proceduar penalisht për “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”.

Është evidentuar 1 rast i “Shpërdorimi i detyrës”, në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në Kukës janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Është evidentuar 1 rast i “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në Durrës është proceduar penalisht 1 shtetase, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 6 raste aksidentesh, me 6 persona të lënduar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë proceduar penalisht 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.