Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
DVP Elbasan/Vijon operacioni policor i koduar “Llixha”. Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ndërtimeve pa leje, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Arrestohen në flagrancë për shpërdorim detyre, dy inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan dhe 6 shtetas që ndërtonin pa leje, një objekt me sipërfaqe 5000 metër katror, në zonën e mbrojtur në Llixha, Elbasan. Shpallet në kërkim pronari i një hoteli në Lixha, për ndërtim të paligjshëm. Në vijim të operacionit policor të koduar Lixha, si rezultat i kontrollit të territorit për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: D. Z., 28 vjeç dhe A. Z. 34 vjeç, me detyrë inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan, të dyshuar për veprën penale”Shpërdorimi i detyrës“; I. Ç., 33 vjeç, Xh. P., 23 vjeç, K. Gj., 35 vjeç, A. D., 39 vjeç, Sh. V., 35 vjeç dhe K. M., 21 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi T. P., 64 vjeç, banues në Kuqan, Elbasan, pronar i një hoteli në Llixha, Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Gjatë hetimeve të kryera për një ndërtim pa leje me sipërfaqe rreth 5000 metër katror në zonën e Llixhave, Njësia Administartive Tregan, Elbasan, në pronësi të shtetasit T. P., është dyshuar për korrupsion nga punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që mbulojnë qarkun Elbasan, duke favorizuar një ndërtim pa leje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi T. P. ka ndërtuar një kompleks me sipërfaqe të madhe, në një zonë të mbrojtur, pa lejen e organeve kompetente. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga strukturat hetimore të DVP Elbasan, për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.
Mat – Ushtruan dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, vihen në pranga bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Z., 29 vjeç dhe B. Z., 57 vjeç, banues në Burrel, pasi në banesën e tyre në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, duke i shkaktuar dëmtime në trup. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 82 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 34 janë arrestuar në flagrancë dhe 43 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, me 7 autorë të arrestuar dhe 10 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 5 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, 4 raste me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 3 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 5 raste të ndërtimit pa leje, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për falsifikim dokumentesh, 1 në Durrës dhe 1 në Tiranë.
Janë evidentuar 2 raste të “Pushtim toke”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 6 aksidente, me 8 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Është proceduar penalisht 1 shtetas dhe është arrestuar në flagrancë 1 tjetër, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.