Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjirokastër/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Sateliti”, sekuestrohen 87 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.Operacioni, pas një hetimi disamujor, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Kishin përshtatur automjetin, për të fshehur lëndën narkotike kanabis, me qëllim trafikimin e saj, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.Arrestohet në flagrancë edhe bashkëpunëtori i tyre, i cili kontrollonte rrugën, me një automjet tjetër, për prezencën e shërbimeve të Policisë.Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe Seksioni Operacional, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pas një pune intensive hetimore disamujore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Sateliti”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:M. Ç., 37 vjeçe dhe S. Rr., 39 vjeç, të dy banues në Gjirokastër;F. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve.Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin nacional “Ersekë – Tre urat”, Përmet, automjetin tip “Volvo”, me drejtues shtetasin S. Rr. dhe pasagjere shtetasen M. Ç. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në vende të përshtatura, 87 pako të mbushura lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 70 kg. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. T., i cili kontrollonte rrugën, me qëllim për të sinjalizuar 2 shtetasit e tjerë, për prezencën e shërbimeve të Policisë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 70 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 2 automjete dhe 7 aparate celulare.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
DVP Berat/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjerër, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 61 vjeç, banues në Poliçan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua shtetasi H. K., 21 vjeç, banues në Berat. Ky shtetas, pasi ka parkuar automjetin, në lagjen “30 Vjetori”, në momentin që ka hapur derën ka aksidentuar shtetasin Q. S., i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Shtetasi Q. S. është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 44 shtetas, konkretisht: 18 shtetas janë vënë në pranga, 24 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të vënë në pranga.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 6 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndaj të cilëve Policia vijon punën, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të vënë në pranga dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 4 shtetas të vënë në pranga dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, “Fyerja”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, me 5 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, u evidentuan 2 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim, 1 rast i veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 1 shtetase të vënë në pranga dhe 1 rast i veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetase ka humbur jetën dhe 2 shtetas të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 10 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 4 shtetas të vënë në pranga dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.