Raporti ditor i ngjarjeve, 4 prill 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Mat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Derjan”, për goditjen e një rasti të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.Operacioni, falë inteligjencës informative si rezultat i të cilit u arrestua në flgrancë 52-vjeçari, si dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe dy armë gjahu.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në inteligjencë informative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Derjan ”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Xh., 52 vjeç, banues në fshatin Derjan, Mat.Shërbimet e Policisë i gjetën të fshehura një armë zjarri pistoletë dhe dy armë gjahu ‘Çifte’,  të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.

Dibër-Vodhi para dhe sende me vlerë, në një banesë, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.Në momentin e arrestimit, 32-vjeçarit iu gjet një dokument identifikimi fals.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast vjedhjeje në një banesë, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien të pranga të autorit të kësaj vjedhjeje.Si rezultat i veprimeve proceduralo-hetimore, u arrestua shtetasi Xh. B., 32 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë (bizhuteri), në banesën e një shtetasi.Në momentin e arrestimit, shtetasit Xh. B. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një kartë identiteti romune e dyshuar e falsifikuar.Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Strukturat hetimore të DVP Dibër referuan materialet procedurale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin H. R., 38 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se përmes mashtrimit, i ka marrë shumën 1000 euro, një shtetasi, me pretendimin se do t’i siguronte djalit të të dëmtuarit, një kontratë pune në Gjermani. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. R., si dhe për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të jenë kryer nga ky shtetas.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Interpol Tirana-Ekstradohen nga Italia dhe nga Greqia, drejt Shqipërisë, 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, 2 prej tyre për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe shtetasi tjetër për vjedhje me dhunë.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë ekstraduar nga Italia dhe nga Greqia, drejt vendit tonë, 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

-Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, u ekstradua nga Italia drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar I. D., 51 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’, ‘’Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe ‘’Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal’’. Shtetasi I. D. dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me transportimin, shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

-Gjithashtu si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u bë ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar L. Sh., 21 vjeç, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. 21-vjeçari, më datë 13.09.2021, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.

-Në vijim, si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën, u ekstradua nga Greqia drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar P. P., 30 vjeç, banues në Përmet. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Në vitin 2021, shtetasi P. P., në bashkëpunim me shtetasin V. L., i ka vjedhur me dhunë portofolin, një shtetasi.

Tiranë/Informacion paraprak – Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 58 shtetas, konkretisht: 10 shtetas janë vënë në pranga, 38 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste-1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 4 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, për rastet e tjera-1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste, njëri prej tyre ka mbetur në tentative, me autorë ende të paidentifikuar, për rastet e tjera-3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 3 raste- 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të krimeve kompjuterike, me autorë ende të paidentifikuar dhe 3 raste të falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale dhe objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 2 raste-1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 10 raste, 3 prej tyre dhe autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilave, vijon punën Policia, ndërsa për rastet e tjera-2 shtetas janëë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 6 raste, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës “, me 5 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 5 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.