Raporti ditor i ngjarjeve, 28 gusht 2025

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor:

arrestuan në flagrancë shtetasit E. S., 37 vjeç, banues në Vlorë, A. B., 45 vjeç, banues në Librazhd dhe Th. H., 26 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Th., 49 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në fshatin Labinot, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar 49-vjeçari dhe pasagjeri në automjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit M. D., 30 vjeç, M. R., 30 vjeç, O. Sh., 31 vjeç dhe V. K., 31 vjeç, pasi në lagjen “5 Maji”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet nga një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. Ç., 35 vjeç, banues në Cërrik, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në tyrben që administron shtetasi P. T., 63 vjeç, në Gramsh. Po punohet për kapjen e 35-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Cërrik/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Dëshiran, Belsh, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. C., 85 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 85-vjeçari, i cili është transportuar në spital dhe po merr mjekim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. M., 37 vjeç, banues në Fshat Maliq, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
  2. O., 23 vjeç, banues në Athinë, pasi u kap duke drejtur automjetin, pa leje drejtimi;
  3. T., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin, të cilin rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. M., 30 vjeç, banues në Maliq, pasi në rrugën “Niko Kovaçi”, Korçë, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi A. T., 51 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë 51-vjeçari dhe 2 pasagjerë në automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës, një 48-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetaset A. Sh., 38 vjeçe dhe H. Sh., 35 vjeçe, banuese në Korçe, pasi dyshohet për motive pronësie, kanë fyer dhe shqetësuar nëpërmjet telefonit, babanë e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 2 shtetas të mitur, pasi dyshohet se kanë dëmtuar disa banka dhe sende, në shkollën 9-vjeçare në fshatin Buzaishtë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. B., 39 vjeç, banues në Bilisht, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 37-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë,për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Liquid”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan për veprat penale “Ruajta dhe magazinimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin E. R., 34 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Liquid”, si rezultat i të cilit, dje, u vunë në pranga 2 shtetas që magazinonin dhe transportonin lëndë hidrokarbure të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Xh., 28 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, pasi dyshohet se ka përndjekur nëpërmjet rrjeteve sociale, një shtetas 58 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. R., 66 vjeç, banues në fshatin Frashër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të vëllait të tij;

referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjedje të lirë për shtetasin E. T., 61 vjeç, banues në Kafaraj, pasi dyshohet se ka zaptuar një pjesë toke në pronësi të një shtetasi 71 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 55 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka prishur qetësinë publike në një subjekt (fast food) në Divjakë, si edhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në Komisariat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. M., 26 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. B., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit në dyqanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 45 celularë të dyshuar të kontrabanduar.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. K., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi posedonte një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilën e ka hedhur në tokë kur ka konstatuar shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Përmet/Informacion paraprak

Rreth orës 09:10, në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”, shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. P., 90 vjeç, banues në Përmet, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë:

arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në fshatin Zheje, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. L., 34 vjeç, banues në fshatin Gjormë, pasi në qytetin e Laçit, automjetin që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. M., 25 vjeç, banues në Mat. Si pasojë e aksidentit u dëmtuan dy pasagjerët në automjetin e shtetasit G. M., të cilët janë në pital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

A.M., 49 vjeç, banues në Lezhë, pasi në lagjen “Besëlidhja”, gjatë një konflikti të çastit, ka goditur me grusht shtetasin T. S., 55 vjeç, banues në fshatin Barbullojë;

A.M., 18 vjeç, banues në Lezhë, pasi në lagjen “Besëlidhja”, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin A. A., 24 vjeç, banues në Kosovë, dhe e ka goditur atë, me grusht;

F.D., 44 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka kallëzuar shtetasi A. Z., 34 vjeç, se shtetasi F. D. e ka kanosur me fjalë dhe me mesazhe që i ka dërguar në celular;

Gj.T., 65 vjeç, banues në fshatin Pllanë, sepse ka penguar të hyjë në banesën e saj, bashkëshortjen e djalit të tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Kurbin referuan materialet në Prokurori për shtetasin M. Gj., 77 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij 62 vjeçe, se ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Kallëzuesja u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

A.S., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në qytetin e Rrëshenit, duke transportuar qymyr, pa dokumentacionin përkatës;

E.Ll., 29 vjeç, banues në fshatin Orosh, pasi në fshatin Shkorret, duke drejtuar pa leje, një kamion të ngarkuar me dru, ka humbur kontrollin dhe si pasojë kamioni ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot-Morinë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. I., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin “Rubik-Fushë Milot”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përfshirë në aksident me 3 automjete të tjera. Nga aksidenti u dëmtuan 2 pasagjere, të cilat janë në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Dje, ka kallëzuar shtetasi M. R., 60 vjeç, banues në Rrëshen, se shtetasi E. M., 20 vjeç dhe një shtetas 15 vjeç (kushërinj), kanë kanosur dhe përndjekur djalin e tij 15 vjeç. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin Sh. S., 32 vjeç, banues në Tiranë dhe shpallën në kërkim shtetasin B. B., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi  dyshohet se shtetasi B. B. i ka dhënë 1500 euro shtetasit Sh. S., i cili i ka premtuar se nëpërmjet ndërhyrjes së tij te institucionet vendore, do të mundësonte legalizimin e një prone private në emër të nënës së shtetasit B. B., në lagjen “10 Korriku”, Shkodër. Punohet për kapjen e shtetasit B. B.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër- Velipojë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin J. H., 20 vjeç, i cili dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit që doli nga rruga. Nga aksidenti u dëmtuan lehtë 3 pasagjerët në automjet.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. H., 27 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, pasi ka kallëzuar një shtetase 28 vjeçe, se shtetasja E. H. i ka hapur llogari false, në rrjetet sociale, dhe i ka postuar informacione personale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 42 vjeç, banues në fshatin Polvar, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi automjeti që ai posedonte rezulton i vjedhur në Britaninë e Madhe. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. B., pasi u konstatua se kishte kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin Delaj, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në automjetin e shtetases R. Sh., 52 vjeçe, që ishte parkuar në oborrin e banesës së saj. Si pasojë është djegur automjeti dhe një sipërfaqe toke me bimësi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 18 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit personal, iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike.

Po nga këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin L. M., 56 vjeç, banues në Ksamil, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një të mitur 17-vjeçare.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 27.08.2025, shtetasit A. S., 23 vjeç, L. T., 32 vjeç, dhe K. T., 23 vjeç, banues në Sarandë, janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta me shtetasin A. I., 28 vjeç, banues në Sarandë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja referuan materiale dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. P., 65 vjeç, banues në fshatin Çiflig, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi S. E., se ky shtetas kishte vendosur ushqim të helmuar për dhelprat, ushqim ky që është konsumuar  nga dy qentë e tij, të cilët si pasojë kanë ngordhur.

Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 26.08.2025, në fshatin Dhivër, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi B. K., 57 vjeç, banues në këtë fshat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:

M.H., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ndaj tij ka paraqitur kallëzim shtetasi I. L., se ky shtetas për motive të dobëta i ka dëmtuar automjetin e tij.

E.D., 22 vjeçe, M. D., 49 vjeçe, dhe N. D., 61 vjeç, banues në Himarë pasi ndaj tyre kanë paraqitur kallëzim shtetasit A. D., 46 vjeçe, dhe S. D., 74 vjeç, banues në Himarë, se gjatë një konflikti për motive pronësie, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 33 vjeç, banues në Dimal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për nënën e tij, shtetasen M. Ç., 63 vjeçe, banuese në Dimal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike djalit të saj dhe bashkëshortes së tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen kosovare B. M., pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, shtetasi E. M, se ajo poston në rrjete sociale, foto të tij dhe të djalit të tyre të mitur, me mbishkrime ofenduese.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. D., 25 vjeç, banues në Berat, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. R., 33 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 58 vjeç, banues në Skrapar, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. K., 58 vjeç, banues në Fier, administrator i një firme ndërtimi, pasi dyshohet se gjatë punimeve nga firma e tij, për rikonstruksionin e një rruge në Poliçan, është dëmtuar rrethimi me rrjetë i pronës së shtetasit A. D.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin e mitur 16 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaluan shtetasin në kërkim D. H., 36 vjeç, pasi Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 02.08.2025.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe ndaluan shtetasin H. P., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë shtetasin T. S., 31 vjeç,  pasi në anë të mashtrimit i ka marrë rreth 8000 euro mallra pjesë këmbimi shtetasit Q. Q. Gjithashtu, i ka marrë një subjekti tregtar 84 litra vaj, duke iu prezantuar si punonjës i një kompanir transporti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen Sh. S., 65 vjeç, pasi nga pakujdesia ka djegur një sipërfaqe toke.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. E., 19 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grusht një 37-vjeçar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

A.C., 41 vjeç, pasi automjeti të cilin dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur është përfshirë në një përplasje me deme materiale me automjetin me drejtues shtetasin E. H;

N.D., 36 vjeç, pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin të cilin dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale;

K.Sh., 27 vjeç, pasi në rrugën e Kavajës, shtetasja G. A, duke qenë pasagjere në automjetin që drejtonte 27-vjeçari, ka hapur derën e automjetit pa u siguruar dhe për pasojë ka përplasur monopatinën që drejtohej nga 17-vjeçarja, e cila është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve;

E.S., 33 vjeç, pasi ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe është rrezuar. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 33-vjeçarit i është marrë një kampion gjaku me qëllim ekzaminimin toksilogjik;

A.G., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

me datë 27.08.2025,

shtetasja V. B., 34 vjeçe, kallëzoi se me të dhënat e saj i është hapur një profil fals. Autori është identifikuar nga Policia dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit;

në rrugën “Aleksandër Moisiu” dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në bateri ka rënë zjarrë mbi një nga automjetet e bllokuara në Komisariatin e Policisë Rrugore. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

në fshati “Cudhi” në vendin e quajtur “Lumi i Tenës” janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sattiva, të cilat u asgjësuan në anë të djegies. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.