Raporti ditor i ngjarjeve, 26 prill 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Tracing”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.Zbardhen 3 raste të vjedhjes në farmaci, të kryera në Tiranë, gjatë muajve të fundit.Vihet në pranga 37-vjeçari, i cili dyshohet si autor edhe i disa vjedhjeve të tjera.Sekuestruan veshje të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tracing”.Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi E. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka kryer disa vjedhje, gjatë muajve të fundit, në disa farmaci në Tiranë. 3 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht:- Më datë 31.01.2023 dhe më datë 19.03.2023, ka vjedhur shuma të ndryshme parash, në një farmaci, në rrugën “Teodor Keko”;- Më datë 23.04.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një farmaci, në rrugën “Loni Ligori”.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. B., 38 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, pasi ka vjedhur një aparat celular, në një banesë.

Më datë 25.04.2023, në Komisariatin e Policisë Librazhd, shtetasi A. K., 60 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur në banesën e tij, 2 varëse floriri. Punohet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

DVP Kukës/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Policisë Kufitare të aeroportit “Flatrat e Veriut”, Kukës, si rezultat i kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, në bashkëpunim me agjentët e sigurisë së aeroportit, në dalje të RSH-së, gjatë kontrollit në vijën e dytë, kanë gjetur në çantën e shtetasit L. K., një mjet prerës (thikë). Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 43 vjeç, banues në fshatin Fushë Prezë, Vorë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. A., 37 vjeç, banues në fshatin Topojan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Krujë-Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”. Goditet që në fazë fillestare, një tjetër rast i tentativës për të kultivuar bimë narkotike.Komisariatit i Policisë Krujë, Stacioni i Policisë Fushë Krujë, Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës dhe FNSH Tiranë, kontrolle intensive në kuadër të këtij operacioni, në zona të pyllëzuara të qarkut, për parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.Gjenden dhe sekuestrohen 782 kubikë, të mbushur me dhé dhe fara të dyshuara narkotike kanabisi, në proces mbirjeje.Si rezultat i kontrolleve në zbatim të planit operacional të koduar “Territor i pastër”, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare, të kultivimit të bimëve narkotike, është konstatuar dhe goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.Skuadrat policore të ngritura në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, konstatuan në një territor të fshatit Mafsheq, Krujë, një serë të improvizuar, brenda së cilës u gjetën 782 kubikë, të mbushur me dhé dhe fara të dyshuara narkotike kanabisi, në proces mbirjeje. Kubikët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Komisariati i Policisë Krujë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.Skuadrat e Policisë vijojnë kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme,për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Tiranë-I mori celularin një shtetaseje dhe e përndiqte atë, vihet në pranga 22-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase 22 vjeçe, se një shtetas i kishte marrë aparatin celular dhe e shantazhonte vazhdimisht, për motive të dobëta, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.Në vijim të veprimeve është kapur dhe arrestuar shtetasi A. A., 22 vjeç, banues në Tiranë.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. A. i kishte marrë aparatin celular, 22-vjeçares, të cilën e përndiqte dhe e shantazhonte vazhdimisht, për motive të dobëta.Gjithashtu, 22-vjeçari, duke qarkulluar me automjet, ka përplasur dy automjete dhe një motomjet, me pasojë dëme materiale.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare dhe automjeti i 22-vjeçarit.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 65 shtetas, konkretisht: 22 shtetas janë vënë në pranga, 36 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, për rastet e tjera- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 4 raste -3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 5 raste- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për kalimin e paligjshëm të kufirit janë evidentuar 2 raste me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të vënë në pranga

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 13 raste, 4 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, për rastet e tjera- 3 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 6 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 5 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Gjithashtu, janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim; 1 rast i veprës penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 rast i veprës penale “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të vënë në pranga.

1 shtetas i shpallur në kërkim ditën e djeshme, për krime seksuale, është ndaluar sot nga Policia e Vlorës.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, si pasojë e të cilave 3 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 7 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.