Raporti ditor i ngjarjeve, 26 gusht 2025
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan shtetasin M. B., 53 vjeç, banues në fshatin Dheu i Lehtë, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. H., 18 vjeç, banues në fshatin Drisht, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar. 18-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. D., 37 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 49 vjeçar;
-F. K., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 50-vjeçare, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Armed”. Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohet 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Vihet në pranga poseduesi i tyre, i dënuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas posedonte armë zjarri në automjetin me të cilin lëvizte, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat i operacionit të koduar “Armed” kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin:
- B., 38 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Në rrugën e Arbërit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin “BMW”, me drejtues shtetasin B.B. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Himarë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën, në Borsh.
Kanosi me armë zjarri dy punonjëset në hotelin e tij, vihet në pranga 26-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit tip pistoletë, një krëhër dhe 8 fishekë.
Procedohen penalisht babai i 26-vjeçarit, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj njërës prej punonjëseve, si dhe një shtetas tjetër që fshehu armën pas konfliktit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi:
- Sh., 26 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.
Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë punonjëset e hotelit të tij, shtetaset A. O., 21 vjeçe dhe R. O., 53 vjeçe, nënë e bijë.
Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
- Sh., 56 vjeç (babai i autorit), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. O.;
- B., 76 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se pas konfliktit ka fshehur armën e zjarrit tip pistoletë, të përdorur nga shtetasi E. Sh.
Arma u gjet dhe u sekuestrua së bashku me krëherin dhe 8 fishekët, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në njërën prej dhomave të hotelit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
- Sh., 27 vjeç, dhe M. Sh., 31 vjeç, banues në Pogradec, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me 2 shtetas;
- Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Stropckë, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë dhe ka goditur me send të fortë, një 46-vjeçar.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 53-vjeçar dhe i ka dëmtuar automjetin atij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një 42-vjeçare.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. R., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka dëmtuar një sipërfaqe toke me vreshta, në pronësi të një 63-vjeçari.
Maliq/Më datë 25.08.2025, në bllokun nr. 3, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi Xh. S., 87 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit G. Sh., 48 vjeç, banues në Berat dhe A. P. 57 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën shtetasin H. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, i shpallur në kërkim nga DVP Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Vlorë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. Xh., 38 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, pa leje.
Në Komisariatin e Policisë Lushnjë, kallëzoi dje, shtetasja Rr. H., se më datë 25.08.2025, është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi A. H., 77 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga skleroza. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
DVP Lezhë/ Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapet në Laç, një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim të armëve të zjarrit.
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit të Mbështetjes Operacionale të Hetimit, në DVP Lezhë, si rezultat i një pune të mirorganizuar, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:
- K., 41 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle”, i zhvilluar rreth 3 muaj më parë, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri.
Veprimet e tjera procedurale për shtetasin R. K. do të kryhen nga DVP Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. N., 39 vjeç, banues në Berat, pasi për motive të dobëta, ka dëmtuar vetratat e një lokali në qendër të qytetit.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. Sh., 48 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë), një shtetas 21 vjeç.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. T., 28 vjeçe, pasi ka kallëzuar ish-bashkëjetuesi i saj, se 28-vjeçarja ka braktisur fëmijën e tyre të mitur dhe është larguar jashtë shtetit.
Berat/Gjatë natës, është vjedhur arka e një objekti kulti në lagjen “13 Shtatori”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. Z., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi i ka marrë një shumë parash, një 40-vjeçari, duke e mashtruar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. R., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ndotur ambientin, duke hedhur goma të vjetra në bregun e përroit të lagjes Cfakë-Zinxhira.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 15-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi dje, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka goditur një automjet të parkuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Vlorë
Vijon puna e strukturave të Komisariatit të Policisë Vlorë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
✅ Kapet dhe ndalohet një 37-vjeçar i shpallur në kërkim, i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në qytetin e Vlorës.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës, si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan me sukses punën për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasit:
- B., 37 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet ka rezultuar se është autor i disa vjedhjeve dhe tentativave të vjedhjes të kryera gjatë vitit 2025, konkretisht:
më datë 25.02.2025, ka hyrë me forcë në një dyqan në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, ku ka vjedhur disa produkte elektrike;
po më datë 25.02.2025, ka tentuar të hyjë për të vjedhur në një dyqan në lagjen “Pavarësia 3”;
më datë 23.07.2025, ka tentuar të hyjë për të vjedhur në një magazinë në lagjen “1 Maji”;
më datë 14.08.2025, ka vjedhur materiale të ndryshme me vlerë rreth 3000 euro, në një tjetër magazinë në lagjen “1 Maji”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.
Velipojë/Posedonte armë zjarri pistoletë dhe shiste lëndë narkotike në doza, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, kapet në flagrancë dhe vihet në vihet në pranga 22-vjeçari.
Sekuestrohen pistoleta me municion luftarak, lënda narkotike e ndarë në doza dhe automjeti me të cilin qarkullonte 22-vjeçari.
Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dilte nga banesa dhe shiste lëndë narkotike në doza, kanë organizuar punën për kapjen e tij në flagrancë. Ata e kanë konstatuar shtetasin F. G., duke qarkulluar me automjet, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkodrës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë arrestuan në flagrancë shtetasin F. G., 22 vjeç, banues në fshatin Pulaj, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. G., 37 vjeç dhe M. D., 31 vjeç, banues të dy në Vlorë, pasi më datë 25.08.2025, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë 3 shtetas:
- P., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi në afërsi të vendit të quajtur “Drimadhes”, në rrugën Dhërmi-Palasë, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
- L., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi pranë rrethrrotullimit të Nartës u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;S. A., 32 vjeç, banues në Riad, Arabi Saudite, pasi në rrugën “Dhimitër Konomi”, Vlorë, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Velipojë/Posedonte armë zjarri pistoletë dhe shiste lëndë narkotike në doza, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, kapet në flagrancë dhe vihet në vihet në pranga 22-vjeçari.
Sekuestrohen pistoleta me municion luftarak, lënda narkotike e ndarë në doza dhe automjeti me të cilin qarkullonte 22-vjeçari.
Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dilte nga banesa dhe shiste lëndë narkotike në doza, kanë organizuar punën për kapjen e tij në flagrancë. Ata e kanë konstatuar shtetasin F. G., duke qarkulluar me automjet, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkodrës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë arrestuan në flagrancë shtetasin F. G., 22 vjeç, banues në fshatin Pulaj, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. T., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit një shtetase 28-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. I., 25 vjeç, pasi në pronën e tij, në fshatin Baldushk, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
•ndaluan shtetasin Xh. K., 21 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-R. R., 35 vjeç, pasi dyshohet se në kundërshtim me ligjin ka zënë një hapësirë publike, duke e shfrytëzuar si parkim privat;
-E. T., 31 vjeç, pasi nëpërmjet celularit ka shqetësuar një shtetase 24-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. H., 32 vjeçe, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetases F. I;
-E. M., 20 vjeç, pasi ka kanosur nëpërmjet celularit një shtetase 36-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin M. S., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. B., 30 vjeç dhe O. B., 54 vjeç, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Gjatë kontrollit të banesës, 30-vjeçarit iu gjet e sekuestrua një armë gjahu.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit K. Q., 24 vjeç, H. Q., 23 vjeç, L. S., 18 vjeç, dhe D. S, 50 vjeç, pasi në rrugën “Jeronim De Rada” për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Më pas shtetasi K. Q ka goditur me sende të forta shtetasit L. S dhe D. S, të cilët pas konfliktit i kanë dëmtuar automjetet në pronësi të 24-vjeçarit;
-po punojnë për shoqërimin e shtetasit A. R., 41 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin H. T dhe më pas është larguar.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin J. T., 53 vjeç, pasi ditën e djeshme, në dalje të Vorës, ka përplasur me automjetin që drejtonte këmbësorin shtetasin K. L, 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën;
-arrestuan shtetasin R. Sh., 36 vjeç, pasi në rrugën “Sami Frashëri” ka humbur kontrollin mbi automjetin të cilin dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur, duke dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar 36-vjeçari i cili ndodhet në spital,, jashtë rrezikut për jetën;
-arrestuan shtetasin S. C., 48 vjeç, pasi ka përplasur me automjetin të cilin dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur këmbësoren shtetasen K. Gj., 34 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
-me datë 25.08.2025;
•shtetasi O. D., 41 vjeç, kallëzon se i kanë vjedhur një shumë parash në banesë, gjatë kohës që ai nuk ndodhej aty. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit;
-shtetasja M. B, kallëzon se persona të paidentifikuar i kanë ndërhyrë në rrjetet e saj sociale. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në segmentin rrugor “Mamurras-Thumanë”, bëjmë me dije se shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Mamurras, i cili aksidentoi me automjet, shtetasen D. Gj., 72 vjeçe, banuese në Mamurras, e cila vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 51 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, pasi u kap në aksin rrugor “Laç-Mamurras”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. F., 68 vjeç, banues në fshatin Mabë, pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit M. N., 68 vjeç, në fshatin Mabë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. D., 73 vjeç, banues në Laç, pasi dje, ka kallëzuar shtetasja Gj. D., 51 vjeçe, banuese në Laç, se ky shtetas ka dëmtuar varret e prindërve të saj, te varrezat katolike, gjatë punimeve që po kryente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.