Raporti ditor i ngjarjeve, 22 gusht 2025

Raporti ditor i ngjarjeve, 22 gusht 2025

Selenicë/Ndezi zjarr pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij në fshatin Drashovicë, si pasojë e flakëve u dogj një sipërfaqe me ullinj dhe u rrezikuan bagëti të imta, vihet në pranga 43-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë bënë ndalimin me iniciativë dhe referuan materialet procedurale në Prokurori, për shtetasin:

  1. B., 43 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, Selenicë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas, më datë 21.08.2025, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër”, Drashovicë, ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, shtetasin F. N. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj dhe janë rrezikuar të digjen bagëtitë e imta të shtetasit F. N.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

‍♂️ Strukturat e Policisë në të gjithë territorin e qarkut të Vlorës vijojnë intensivisht punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të çdo autori të zjarrvënieve.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënie ose paligjshmërie tjetër, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. G., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-Z. M., 66 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OShEE-së, në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike;

-A. N., 21 vjeç, banues në Velipojë, pasi është konfliktuar fizikisht me një 42-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. Z., 32 vjeç, banues në Maliq, pasi në bulevardin “Rinia”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 11.08.2025, ka rënë zjarr në pyjet e fshatrave Gërmenj dhe Shelegur dhe si pasojë është është djegur një sipërfaqe toke rreth 220 ha me bimësi. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka nisur në territorin e Greqisë dhe më pas është përhapur.

Pogradec/Më datë 21.08.2025, ka kallëzuar shtetasi E. M., 31 vjeç, banues në fshatin Rrëmenj, se dje ka konstatuar të dëmtuara, dyshohet me mjet prerës, 3 goma të automjetit të tij, që e kishte lënë të parkuar në lagjen nr. 4. Po punohet punohet për verifikimin e rastit dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Korçë/Më datë 21.08.2025, në lagjen nr. 6, dyshohet se për shkak të një shkëndije në rrjetin elektrik, ka rënë zjarr dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimë të mbjella.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë,për veprime të mëtejshme.

Korçë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në fshatin Dvoran, shtetasi E. D., rreth 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 08:20, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur dy këmbësore, shtetaset M. Gj., rreth 62 vjeçe dhe G. Gj., rreth 11 vjeçe.

Këto dy shtetase janë transportuar në spitalin e Pogradecit, për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Bulqizë/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

I dënuar me 9 vite e 3 muaj burgim nga autoritetet italiane, për vjedhje, kapet në Bulqizë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 22-vjeçari.

Si rezultat i punës operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, u finalizua një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”.

Gjatë saj, u lokalizua dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi K. H., 22 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Salerno, Itali, me vendimin e datës 29.04.2025, e kanë dënuar me 9 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Itali, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi.

Gramsh/Ndezën zjarrin në fshatin Bersnik i Poshtëm, që dogji një sipërfaqe pylli dhe rrezikoi banesat përreth, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari, procedohet penalisht babai i tij.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve dhe arrestimin e përgjegjësve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh vunë në pranga shtetasin F. S., 26 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. S., 70 vjeç (babai i shtetasit F. S.).

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, dje, nga shërbimet e Policisë, duke ndezur zjarr në pyllin e fshatit Bersnik i Poshtëm, njësia administrative Kodovjat. Nga përhapja e flakëve u dogj një sipërfaqe pyjore dhe u rrezikuan banesat përreth.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Tiranë

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2025, te Fresku, ku u plagos me armë zjarri një 28-vjeçar.

Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, pasi dyshohet se kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes dhe për të përkrahur autorin e saj.

Vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes dhe të bashkëpunëtorit të tij.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2025, në Fresk, ku u plagos me armë zjarri një 28-vjeçar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë arrestuar shtetasin A. D., 30 vjeç dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin D. H., për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pas plagosjes me armë zjarri të shtetasit J. A., 28 vjeç, kanë kryer veprime (lëvizje dhe fshehje të sendeve) për të penguar zbardhjen e ngjarjes dhe për të përkrahur autorin e saj, shtetasin K. C.(L.), i cili është shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Plagosën rëndë për motive të dobëta një 21-vjeçar, identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Specialistët  për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Mihal Popi”, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me sende të forta një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit: F. F., 18 vjeç, M. D., 21 vjeç dhe S. T., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, në rrugën “Mihal Popi” pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. B., 21 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Aktualisht, 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. T., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka falsifikuar një ftesë pritje për në Shqipëri në emër të shtetasit G. Sh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-S. G., 79 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti ka kanosur me një mjet prerës bashkëshorten e tij;

-H. T., 25 vjeç, pasi pas një konflikti verbal ka goditur me grushte një 33-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. S., 32 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur vjehrrin e tij. Punohet për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:

-arrestuan shtetasin O. Sh., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, të cilës iu plotësua urdhëri i mbrojtjes së menjëhershëm;

-ndaluan me iniciativë shtetasin S. K., 19 vjeç, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij së mitur 16 vjeçe, të cilës iu plotësua urdhëri i mbrojtjes së menjëhershëm.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 34 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur nëpërmjet celularit ish-bashkëshorten e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. Gj, pasi dyshohet se për motive pronësie ka kanosur një shtetase 33-vjeçare.

-Ditën e djeshme, në banesën e tij në rrugën “Endri Keko”  është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi E. H., 42 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-G. Ç., 41 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-S. N., 45 vjeç, banues në Ndërnënas, pasi dje, në fshatin Ndërnënas, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka hubur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me një mur. Nga aksidenti është dëmtuar pasagjerja, shtetasja A. Z., 42 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve;

-J. Sh., 28 vjeç, banues në fshatin Grabian, pasi dje, ka shkuar në spital, për të marrë mjekim, dhe ka deklaruar se ka rënë nga tarraca e shtëpisë, por nga veprimet hetimore dyshohet se është dëmtuar pasi ndërkohë që drejtonte automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka rënë në kanal.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. Z., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen A. D., 20 vjeçe, banuese në Fier, pasi është konstatuar jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-P. T., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;

-K. P., 76 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka prishur murin rrethues të pronës së një shtetaseje 48 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. C., 57 vjeç, banues në fshatin Gramsh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Sh., 68 vjeç, banues në fshatin Hekal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Sarandë/Vijojnë goditjet ndaj krimeve kundër pronës, zbardhet dhe dokumentohet një rast vjedhjeje në Ksamil.

 

Vodhën sende me vlerë, në zonën e bulevardit të Ksamilit, kapet dhe arrestohet 21-vjeçarja italiane, procedohen penalisht 2 bashkëpunëtoret e saj, shtetase italiane.

 

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të veprimeve për goditjen e krimeve kundër pronës, pas marrjes së njoftimit për një vjedhje të ndodhur në zonën e Ksamilit, zhvilluan një punë hetimore të shpejtë dhe profesionale, e cila bëri të mundur identifikimin e autorëve, si dhe dokumentimin e plotë të gjithë mekanizmit të ngjarjes.

 

Konkretisht, si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasja italiane:M. D., 21 vjeçe.

 

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 bashkëpunëtoret e saj, shtetase italiane: G. D., 18 vjeçe dhe G. C., 22 vjeçe.

 

Nga hetimet dyshohet se këto shtetase, më datë 21.08.2025, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë kryer vjedhje të sendeve të ndryshme (bizhuteri, parfume dhe suvenire), të vendosura në stenda, në zonën e bulevardit të Ksamilit, me vlerë rreth 150 000 lekë.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pjesë e sendeve të vjedhura.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.