Raporti ditor i ngjarjeve, 22 dhjetor 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca”, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme nga shërbimet “Shqiponja”, për goditjen e paligjshmërive.Lëvizte në rrugët e qytetit të Krujës, me armë zjarri pistoletë në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari.Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me fishekë në fole, e gatshme për qitje.Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve intensive në çdo aks të qarkut, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:- K. B., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëvizte 31-vjeçari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole, të gatshme për qitje.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

DVP Fier/Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Hamil”, si rezultat i të cilit, ditën e djeshme, u sekuestruan 85 kg kanabis.Kapet dhe vihet në pranga pronari i automjetit “Audi Q7”, me të cilin 2 shtetasit e tjerë po transportonin 3 thasët me kanabis.Në vijim të operacionit policor antidrogë të koduar “Hamil”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, janë kryer veprime të pandërprera hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.Në kuadër të këtij operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, u kap dhe u ndalua shtetasi V. R., 26 vjeç, banues në Hamil, i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.26-vjeçari është pronari i automjetit tip “Audi Q7”, me të cilin shtetasit A. T., 25 vjeç (i arrestuar gjatë operacionit) dhe N. R., 31 vjeç (i shpallur në kërkim), po transportonin 3 thasë më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 85 kg.Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shkodër/Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit. Sekuestrohen 2 armë zjarri, pistoletë dhe pushkë.U kthye në shqetësim për banorët, pasi dyshonin se qarkullonte në fshatin Grudë e Re, me armë zjarri me vete, ndalohet nga Policia, një 15-vjeçar, i cili për shkak të moshës, procedohet në gjendje të lirë.15-vjeçarit iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë, pa krehër dhe pa fishekë në të. Në zonën ku ky shtetas banonte, u gjet edhe një armë zjarri pushkë, pa fishekë në të.Strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në fshatin Grudë e Re, ku kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.Autor i dyshuar i këtij rasti është shtetasi J. B., 15 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, i cili për shkak të moshës, procedohet në gjendje të lirë.Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, 15-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë, pa krehër dhe pa fishekë në të. Gjithashtu, në zonën përreth banesës së këtij shtetasi, u gjet edhe një armë zjarri pushkë, pa fishekë në të. Të dyja armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për këtë rast.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 67 shtetas, konkretisht: 18 shtetas janë vënë në pranga, 44 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, me 5 shtetas të vënë në pranga dhe me 5 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 4 raste, me 2  shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të vënë në pranga dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 7 raste, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 8 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon punën Policia, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 2 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 4 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Kanosja për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim; “Goditje për shkak të detyrës”, me 2 shtetas të ndaluar; “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të vënë në pranga. Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 raste të veprës penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 4 shtetas të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 9 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të vënë në pranga dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.