Raporti ditor i ngjarjeve, 21 gusht 2025

 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

-R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine;

-E. I., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kanabis.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. K., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. H., 56 vjeçe pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar me një shtetase 33-vjeçare.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. D., 44 vjeçe, pasi për motive të dobëta ka kanosur nëpërmjet celularit një shtetas 24-vjeçar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

-shpallën në kërkim shtetasin E. M., 36 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie ka kanosur një bashkëmoshatare të tij;

-shpallën në kërkim shtetasin O. A(V)., 28 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur dhe goditur me shpullë një shtetase 41-vjeçare. Punohet për kapjen e tij.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan shtetasin A. Ç., 37 vjeç, pasi automjeti që drejtonte ka përplasur këmbësorin shtetasin M. Gj., 67 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

-arrestuan shtetasin A. A., 29 vjeç, pasi automjeti të cilin dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. Rr. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut.

 

-Me datë 20.08.2025, shtetasja D. A, kallëzon se i është larguar nga banesa nëna e saj shtetasja V. Y., 76 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

 

-Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02.00 ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

Tiranë

 

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Medikamentet”.

 

Tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara, vihet në pranga 35-vjeçari, administratori i farmacisë.

 

Procedohet penalisht shitësja, e punësuar në mënyrë të paligjshme.

 

Sekuestrohen medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.

 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Medikamentet”.

 

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. H., 35 vjeç, dhe nisi procedimi penal për shtetasen A. M., 33 vjeçe, të dy banues në Tiranë.

 

Gjatë kontrollit në farmacinë që administronte shtetasi A. H., në bulevardin “Zogu i Parë” shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Durrës

 

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në Hamallaj, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 28-vjeçar, gjatë një konflikti me sende të forta e më pas me armë zjarri, për parkimin e një automjeti.

 

Vihen në pranga dy shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

 

Sekuestrohen dy armë të ftohta (thika) dhe prova shkencore që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së ngjarjes.

 

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Hamallaj, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 

  1. L., 37 vjeç, banues në Hamallë, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

 

  1. S., 18 vjeç, banues në Borakë, Shijak, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit:

 

  1. L., 44 vjeç, banues në Hamallë, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

 

  1. L., 21 vjeç, banues në Hamallë, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

 

 

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në fshatin Hamallë Sektor, Njësia Sukth, Durrës, në zonën e bregut të detit Adriatik, shtetasi A. L., 37 vjeç, në bashkëpunim me vëllanë e tij A. L., 44 vjeç, si dhe nipin e tij S. L., pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin L. R., që lidhej me parkimin e automjetit përpara zonës së plazhit të A. L., 37 vjeç, konflikt i cili fillimisht ka nisur me sende të forta dhe më pas duke përdorur armë zjarri që e mbante pa leje, ka tentuar të vrasë shtetasin L. R., 28 vjeç, banues në Kolesjan, Kukës.

 

Nga të shtënat, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime shëndetësore dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

 

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u gjetën sende të forta si bishta druri të përdorur në konflikt.

 

Në vijim të punës për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve, gjatë kontrollit në lokalin e shtetasit të arrestuar A. S., u gjetën dhe u sekuestruan si prova materiale dy thika, të cilat ai i mbante pa leje.

 

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e të dyshuarve të shpallur në kërkim.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit D. Ç., banuese në Tiranë, K. H., banues në Vlorë dhe Y. B., banues në Vlorë, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në 3 pikat e këmbimit valutor të administruara nga këta shtetas është konstatuar se ushtrohej aktivitet tregtar pa qenë të pajisur me kasë fiskale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin S. I., 28 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, pasi më datë 20.08.2025, në lagjen “11 Janari”,q ka djegur disa kuti me mbetje plastike, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetaset L. H., 18 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe B. M., 22 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ndaj tyre ka bërë kallëzim shtetasi V. Xh., 19 vjeç, banues në Ballsh, se më datë 20.08.2025, në një lokal në Ksamil, për motive të dobëta, është goditur me grushte dhe gurë nga këto dy shtetase.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. M., 38 vjeç, banues në Shëngjin, pasi ka kallëzuar shtetasi G. N., 46 vjeç, se shtetasi E. M. i ka kërkuar para, me pretendimin se kishte dijeni për vendndodhjen e babait të tij të humbur prej dy muajsh.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. B., banues në fshatin Shemri, Kurbin, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu, që ai e mbante pa leje.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi dje, ka kallëzuar se e kishte goditur një shtetas i panjohur, por nga veprimet hetimore rezultoi se ishte vetëdëmtuar në dorë, me mjet prerës thikë.

 

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. N., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit L. D., 51 vjeç, dhe O. Xh., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se 51-vjeçari ka goditur me grushte, një 60-vjeçar, se për motive të dobëta, ndërsa 39-vjeçari, është kapur afër banesës së 60-vjeçarit, me një shkop bejsbolli.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

  1. S., 36 vjeç, banues në fshatin Libonik, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte bimore dhe një pajisje pune të një 69-vjeçari;
  2. G., 24 vjeç, banues në fshatin Pocestë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 17-vjeçare.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. K., 57 vjeç, banues në Prrenjas, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtonte është përplasur me një automjet tjetër. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë një pasagjere.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

Port, Durrës

 

Kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Zvicër, një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas në kërkim ndërkombëtar do të udhëtonte drejt Italisë, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij.

 

Si rezultat, u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, shtetasi M. B., 25 vjeç, banues në Itali.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern, pasi Gjykata e Luzern, Zvicër, me vendimin e datës 08.01.2025, e ka dënuar me 27 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Zvicër, për ta ekstraduar këtë shtetas.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasin P. L., 61 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, pasi ka kallëzuar shtetasi A. D., 38 vjeç, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, se 61-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka fyer dhe ka përndjekur në rrjete sociale, 38-vjeçarin dhe familjarët e tij, si dhe ka shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente zyrtare. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-K. M., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi është konstatuar duke iu ofruar qytetarëve, shërbimin e transportit me automjetin e tij, pa qenë i pajisur me lejen përkatëse;

-R. K., 19 vjeç, banues në Velipojë, pasi gjatë kontrollit në subjektin (vendparkim automjetesh) që ai administronte, u konstatua se nuk kishte lëshuar kuponat tatimorë për disa automjete të parkuara.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për shtetasin R. M., 18 vjeç, banues në Kukës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. B., 65 vjeç, banues në fshatin Velipojë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, një 31-vjeçare, për motive të dobëta.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës të Policisë Theth referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

  1. Z., për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”;
  2. K., A. P. dhe A. G., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

 

-Më datë 20.08.2025, ka kallëzuar shtetasi L. B., 75 vjeç, se i kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e tij, në lagjen “Tom Kola”, ku nuk ka banuar gjatë tre muajve të fundit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në vijim të veprimeve të kryera mbi këtë kallëzim, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. R., 66 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka patur dijeni mbi rastin, por nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente.

 

-Më datë 19.08.2025, ka kallëzuar shtetasi D. L., 37 vjeç, se në Laç, Vau Dejës, një shtetas që nuk e njeh, e ka goditur me grusht dhe me sende të forta. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Gjirokastër

 

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kakavijë kapën në hyrje të RSh-së, shtetasin e shpallur në kërkim J. B., 43 vjeç, banues në Cërrik, i cili është dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me vendim të formës së prerë, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Policia e Elbasanit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Sh., 73 vjeç dhe D. Sh., 39 vjeç, të dy banues në fshatin Selenicë, pasi dyshohet se për motive pronësie, kanë kanë goditur me sende të forta, shtetasin A. B., kunati i shtetasit A. Sh..

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.