Raporti ditor i ngjarjeve, 19 gusht 2025

 Tiranë/Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Shape”.

Zbulohet në Yzberisht, një banesë e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike Kanabis dhe Kokainë, në trajta dhe forma të ndryshme, me qëllim shitjen.

Sekuestrohen nga banesa rreth 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kanabis (çokollatë) dhe 22.5 litra vaj Kanabisi, të dyja me vlerë totale rreth 500 000 euro, një sasi Kokaine, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu.

Arrestohet në flagrancë pronari i banesës.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për disa muaj, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar “Shape”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. K., 61 vjeç, banues në Yzberisht.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në banesën e 61-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan rreth 17 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Kanabis (çokollatë), e ndarë në 69 paketime, 22.5 litra vaj Kanabisi (të dyja sasitë me rreth 500 000 euro), rreth 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas siguronte sasi të mëdha të Kanabisit dhe Kokainës, i përgatiste në trajta dhe forma të ndryshme dhe i shiste në Yzberisht.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Finiq/Dogji një sipërfaqe me bimësi e shkurre, në fshatin Sopik, arrestohet 20-vjeçari.

Falë ndërhyrjes së banorëve të zonës, u parandalua përhapja e mëtejshme e flakëve, e cila mund të sillte pasoja më të rënda.

Si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve të shpejta për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 20 vjeç, banues në Sopik, Finiq.

20-vjeçari dyshohet se më datë 18.08.2025, ka ndezur zjarr në fushën e sportit të fshatit Sopik, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre. Falë ndërhyrjes në kohë të banorëve të zonës, u shua vatra e zjarrit dhe u parandalua përhapja e mëtejshme e flakëve, e cila mund të sillte pasoja më të rënda.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Tentoi të kontrabandonte mallra nga Greqia, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga nga Policia Kufitare, 50-vjeçari.

Sekuestrohen mallrat (veshjet) e kontrabanduara.

Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, autobusin me drejtues shtetasin E. N., 50 vjeç, banues në Korçë. Nga kontrolli, në bagazhin e autobusit, janë gjetur dy thasë me veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 50-vjeçari, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, si dhe u sekuestruan veshjet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. Sh., 34 vjeçe, pasi në rrjetet sociale ka postuar produkte që i tregton shtetasi A. A.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:

  • referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. T., 40 vjeç, pasi ka kanosur një 31-vjeçare;
  • referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin T. B., 41 vjeç, pasi në faqen online të një subjekti ka postuar disa shkrime me përmbajtje keqdashëse;
  • referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetase 14-vjeçare, pasi ka goditur një 13-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:

  • arrestuan shtetasin egjiptian M. M., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
  • referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. C., 34 vjeç, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur një 22-vjeçare;
  • referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. K., 32 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin F. K.;
  • shpallën në kërkim shtetasin M. V., 49 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin V. M. Punohet për shoqërimin e tij;
  • shpallën në kërkim shtetasin K. G., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të tij. Punohet për shoqërimin e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 33 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur një shtetas.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. P., 22 vjeç, pasi automjeti që ai drejtonte u përplas me automjetin që drejtohej nga shtetasi A. D., 34 vjeç. Si pasojë e përplasjes u dëmtua 34-vjeçari si dhe shtetasja S. G., 75 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhej në afërsi të vendit të aksidentit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kapën dhe ndaluan shtetasin E. U., 23 vjeç, banues në Lezhë, i shpallur për vjedhje;

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

  1. K., 62 vjeç, banues në Tale, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi me strukturë metalike, pa lejen përkatëse;
  2. P., 45 vjeçe, banuese në fshatin Gjadër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së saj.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. G., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka aplikuar dy herë për pasaportë biometrike, me gjeneralitete të ndryshme.

Shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, pasi u konstatua në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targë.

Dje, ka kallëzuar shtetasi Gj. C., 51 vjeç, banues në Shëngjin, se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja D. S., 47 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 30 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. K., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. L., 68 vjeç, banues në fshatin Klosë, pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi 50 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. S., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, punonjës i një institucioni vendor, i dyshuar për shpërdorim detyre.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër- Lezhë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, shtetasit H. Sh., 63 vjeç, dhe A. H., 22 vjeçe, të dy banues në Shkodër, të cilët aktualisht po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi kanë pësuar dëmtime nga aksidenti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin L. M., 60 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. U., 33 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi posedonte një automjet të cilit dyshohet se i është ndryshuar numri i shasisë. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. S., 39 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. Rr., 57 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke në pronësi të shtetases A. D., 59 vjeçe, në fshatin Razëm.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 19 vjeç, banues në Orikum, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet për vlerësim, pasi më datë 17.08.2025, është rrëzuar aksidentalisht nga muri i banesës së tij, në fshatin Vuno, shtetasi K. S., 94 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë e Sarandë arrestuan shtetasit:

  1. P., 21 vjeç, banues në Greqi, pasi në aksin rrugor Konispol-Krane, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
  2. H., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor “Gjergj Kastrioti”, Vlorë, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 46 vjeç, banues në fshatin Guras, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

  1. M., 55 vjeçe, banuese në fshatin Ravonik, pasi në banesën e saj është konstatuar lidhje e paligjshme e furnizimit me ujë;
  2. G., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi nuk i ështe bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, për të fikur muzikën që gjenerohej pas orarit të lejuar, në ambientet e lokalit që ai administron;
  3. M., 51 vjeç, banues në fshatin Turan, pasi u kap duke transportuar rreth 18 m³ lëndë drusore, të dyshuar të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësin e provës materiale.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për shtetasin Sh. D., 59 vjeç, që humbi jetën, rreth 1 orë pasi mori mjekim në një klinikë dentare, bëjmë me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll kryen veprimet procedurale dhe materialet i referuan në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin B. L., 36 vjeç, dentisti që i ka dhënë mjekim shtetasit Sh. D.

Devoll/Më datë 18.08.2025, në orën 17:00, në fshatin Gracë, dyshohet se për shkak të amortizimit të  rrjetin elektrik, ka rënë zjarr në magazinën e shtetasit Dh. D., 43 vjeç. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pogradec/Më datë 18.08.2025, në orën 12:00, në fshatin Stropckë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike në shtyllën e tensionit të lartë, ka rënë zjarr dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimë të mbjella.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

PKK Goricë

Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur në një depozitë rezervë në automjet, arrestohet 61-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti dhe sasia e naftës.

Në vijim të punës së intensifikuar të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, është goditur një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Në PKK Goricë, në hyrje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin me drejtues shtetasin D. Xh., në të cilin konstatuan një depozitë rezervë me një sasi nafte, për të cilën shtetasi D. Xh. nuk kishte ndonjë dokument apo faturë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin D. Xh., 61 vjeç, banues në fshatin Belorta, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.