Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 63 shtetas, konkretisht: 22 shtetas janë vënë në pranga, 37 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Location”.Arrestohet në flagrancë një 30-vjeçar që shpërndante kanabis në doza, në zonën e Don Boskos dhe në afërsi të shkollave.Procedohet në gjendje të lirë motra e tij, pasi tentoi të fshihte lëndën narkotike që 30-vjeçari e mbante në banesë. Sekuestrohen rreth 2.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza me rreth 250 qese farmaceutike, 3 peshore elektronike dhe 3 aparate celulare.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Location”.Gjatë operacionit, në zonën e Don Boskos, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin A. K. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ambientit përreth u gjetën disa qese faramaceutike me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të banesës së shtetasit A. K., ku kanë gjetur sasi të ndryshme lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, rreth 250 doza të kësaj lënde narkotike të paketuara me qese farmaceutike, peshore elektronike dhe qese të tjera farmaceutike që do të përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike në doza. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total rreth 2.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, qeset farmaceutike, 3 peshore elektrike dhe 3 aparate celulare.Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 30 vjeç, banues në Tranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Gjithashtu, u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Xh. K., 32 vjeçe (motra e të arrestuarit), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës“, pasi ka tentuar të fshehë lëndën narkotike që mbante vëllai i saj, në banesë.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Sarandë/Policia vijon kontrollet në subjekte të ndryshme tregtare, në qytetin e Sarandës, për evidentimin dhe goditjen e informalitetit.Procedohen penalisht 5 shtetas, pasi nuk kishin regjistruar subjektet e tyre tregtare, në organet kompetente, dhe kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, për t’iu shmangur procedurave ligjore. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike, kanë ushtruar kontrolle në subjekte të ndryshme tregtare. Si rezultat i kontrolleve janë goditur 5 raste të informalitetit dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:D. M., 27 vjeç, D. L., 62 vjeçe, S. H., 60 vjeçe, A. M., 39 vjeç dhe F. H., 55 vjeçe, pasi nuk kishin regjistruar subjektet e tyre tregtare, në organet kompetente, dhe nuk lëshonin kupon tatimor për produktet/mallrat që shisnin.Gjatë kontrollit të subjekteve nga Policia, këta shtetas kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu premtuar shuma parash, për t’iu shmangur procedurave ligjore.Materialet iu referuan prokurorisë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” “Punësimi i paligjshëm” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Durrës/Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori, për një shtetase 13-vjeçare, pasi në gjatë kontrollit të ushtruar në një shkollë 9-vjeçare të qytetit, kësaj shtetaseje iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste, me 4 shtetas të vënë në pranga dhe me 6 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 4 raste, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 8 raste, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 10 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon punën Policia, ndërsa rastet e tjera rezzultojnë me 2 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 5 shtetas të vënë në pranga, si dhe janë plotësuar 18 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 5 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprave penale në fushën e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe me 2 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; 5 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 3 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 2 shtetas të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 7 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 4 shtetas të vënë në pranga dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.