Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
DVP Gjirokastër-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 53 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj një 66-vjeçari (bashkëshorti i tezes së tij), i cili është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
-Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kanosja”, në ngarkim të shtetasit J. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër, pasi ka kanosur me fjalë një 66-vjeçar, për motive të dobëta.Materialet për këto raste i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Interpol Tirana-I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë, 37-vjeçari.Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët spanjollë, u ekstradua nga Spanja drejt Shqipërisë, shtetasi E. K., 37 vjeç.Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 22.09.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.Shtetasi E. K., në gusht 2017, në Shijak, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin M. B., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi D. Gj.Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Fier/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lire 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier u arrestua në flagrancë shtetasi E. A., 40 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan disa doza lënde të dyshuar narkotike kanabis. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin G. D., 49 vjeç, banues në Fratar, si edhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. P., 64 vjeç, pasi ditën e djeshme, në fshatin Bejar, automjeti me drejtues shtetasin G. D. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. P., 64 vjeç, banues në Bejar (i papajisur me leje drejtimi), dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi G. P. i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi shtetasi G. Ll., 48 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. C., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. A., 69 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së djalit të tij.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 57 shtetas, konkretisht: 15 shtetas janë vënë në pranga, 36 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe me 2 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste, me 1 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i veprave penale në fushën e mashtrimit kompjuterik, me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon punën Policia.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 11 raste, 4 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon punën Policia, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 10 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 3 shtetas të vënë në pranga, 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Fyerja”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe “Prishja e qetësisë publike”, me autorë ende të paidentifikuar.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilave 5 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 12 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon punën Policia, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 6 shtetas të vënë në pranga dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.