Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Komuna 2”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta.Vihet në pranga 1 shtetase që shpërndante doza kokaine.Sekuestrohen sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë e saj e ndarë në 40 doza, gati për shitje.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Komuna 2”.Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasja D. B., 34 vjeçe, banuese në Tiranë.Në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasen D. B., të cilës, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 40 doza, gati për shitje.Nga hetimet ka rezultuar se 34-vjeçarja, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza (10-50 gramë) dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Kapshticë/Korçë-Ndalohet një 21-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.I ndaluari, pjesëtar i një grupi që ushtronte veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.21-vjeçari, i dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari kriminale në 4 raste, ku ka tentuar të ndihmojë dhjetra shtetas të huaj nga vendet e treta, për të kaluar kufirin të cilët janë bllokuar nga forcat e Policisë.Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bazë të inteligjencës informative se 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Perimetri”, po tentonte të hynte në territorin shqiptar, kanë kapur në Kapshticë dhe kanë ndaluar shtetasin S. L., 21 vjeç, banues në Maliq.Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar 21-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg në mungesë”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.Nga tërësia e veprimeve rezulton se shtetasi S. L., në bashkëpunim me shtetas të tjerë (të arrestuar e proceduar gjatë episodeve të operacionit “Perimetri” gjatë vitit 2022) në 4 raste gjatë vitit 2022, ka tentuar për të ndihmuar, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme, dhjetra shtetas të huaj nga vendet e treta që hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtein grek, të cilët janë bllokuar nga shërbimet e Policisë, gjatë operacioneve policore.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
Kavajë-Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Përshtatja”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë.Kishin përshtatur një banesë të marrë me qira, si call center, vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.Sekuestrohen 4 kompjutera që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, që u gjetën në ambientet e kësaj banese.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Përshtatja”.Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Rr., 38 vjeç, banues në Kavajë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. H., 24 vjeç, dhe D. B., 28 vjeç, të dy banues në Kavajë.Këta shtetas kishin përshtatur një banesë të marrë me qira në lagjen nr. 5, Kavajë, si call center, subjekt i cili ishte i palicencuar dhe me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente. Gjatë kontrollit në ambientet e kësaj banese u gjetën të instaluar 4 kompjutera që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 kompjuterat.Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Fier-Kontrolle në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike.Gjenden dhe asgjësohen 182 fidanë narkotikë cannabis sativa të mbjellë në kubikë.Arrestohet në flagrancë pronarja e banesës ku u gjetën fidanët narkotikë, si dhe shpallet në kërkim bashkëshorti i saj.Në banesën e këtyre shtetasve, u gjet edhe një armë gjahu që mbahej pa leje.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të detyrave të marra në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar, me fokus parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, që në fazë fillestare, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë evidentuar dhe kanë goditur në kuadër të operacionit policor të koduar “Kreshpan”, një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasja P. Y., 49 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim bashkëshorti i saj shtetasi D. Y., 51 vjeç (alias S. Y., alias K. Y.).Si rezultat i kontrolleve, në banesën e këtyre shtetasve, në fshatin Kreshpan, shërbimet e Policisë gjetën dhe asgjësuan 182 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të mbjellë në kubikë.Gjithashtu, në banesën e këtyre shtetasve u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu që mbahej pa leje.Vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasit D.Y.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.
Shkodër/Vijojnë kontrollet për parandalimin e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së farave të kanabisit, me qëllim kultivimin e tyre.Arrestohet në flagrancë një 49-vjeçar, në tentativë për të shitur një sasi farash kanabisi.Sekuestrohet një qese plastmasi, me rreth 300 fara kanabisi.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme, me fokus parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, me mbështetjen e inteligjencës informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Masat Parandaluese”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. B., 49 vjeç, banues në Shkodër.Gjatë kontrollit fizik ndaj 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një qese plastmasi brenda së cilës kishte rreth 300 fara të dyshuara kanabisi. Këto fara dyshohet se do të shiteshin nga shtetasi A. B., me qëllim kultivimin e tyre në terren.Vijon puna hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e plotë të këtij rasti.Kontrollet në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin të bimëve narkotike dhe për trafikimin e lëndëve narkotike, vijojnë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Më datë 11.04.2023, shtetasi G. P., 53 vjeç, banues në Fier, ka kallëzuar se që prej datës 06.04.2023, humbur kontaktet me vëllain e tij, shtetasin F. S., 45 vjeç, pasi ai është larguar nga banesa e tij, në Sarandë. Punohet për gjetjen e tij.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 68 shtetas, konkretisht: 16 shtetas janë vënë në pranga, 45 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 4 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kompjuterike është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për një rast të ndodhur më parë, në fushën e krimeve ekonomike, është vënë në pranga 1 shtetas. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 8 raste, për zbardhjen e të cilave dhe arrestimin e autorëve, vijon punën Policia. Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 11 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera 1 shtetas është vënë në pranga dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Vetëgjyqësia”, “Braktisja e fëmijëve të mitur”, “Përndjekja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga.
Ka ndodhur 1 aksident rrugor, si pasojë e të cilit, janë dëmtuar 2 shtetas, si dhe janë evidentuar në total 12 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.