Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Krujë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Double”.Operacioni u zhvillua nga Policia e Krujës, bazuar në inteligjencën informative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes.Arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2.4 kg lëndë narkotike kanabis.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Double”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:-B. A., 50 vjeç, banues në Halil, Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Dhuna në familje”.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 50-vjeçarit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
DVP Korçë-Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit I. M., 58 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas, pasi në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasen B. Sh., 39 vjeç, banuese në fshatin Shpellë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në fshatin Bishnicë, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasen F. Sh., 53 vjeçe, banuese në Bishnicë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Korçë, Kolonjë/Informacione paraprake-Ditën e sotme rreth orës 05:00, në fshatin Voskop, Korçë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur me thyerje, në marketin në pronësi të shtetasit B. L., një shumë të vogël parash, pije alkoolike dhe steka me cigare.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
-Gjithashtu rreth orës 10:20, në fshatin Vodicë, Kolonjë, gjatë punës në gurore, është dëmtuar nga një mjet transportier, punëtori L. D., 43 vjeç, banues në Ersekë, i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 56 shtetas, konkretisht: 1 është ndaluar, 12 janë arrestuar, 40 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 6 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprave penale në fushën e armëmbajtjes pa leje, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 8 raste, 4 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar një rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 8 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, 1 rast i “Shpërdorimi i detyrës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 rast i “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të arrestuar.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 2 aksidente, si pasojë e të cilëve 2 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 6 shtetas të arrestuar dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.