Raporti ditor, 30 tetor 2025

Vlorë

Procedohet penalisht, gjobitet dhe i sekuestrohet automjeti një drejtuesi mjeti që rrezikoi sigurinë publike me manovra të rrezikshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në ngarkim të shtetasit D. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, në vendin e quajtur “Kapelja”, ka xhiruar gomat e automjetit tip “BMW”, në mënyrë të përsëritur, duke u shndërruar në një rrezik për qytetarët dhe automjetet e tjera që qarkullonin në atë zonë, si dhe nuk i është bindur urdhrit të patrullës së përgjithshme për të ndaluar.

Njëkohësisht, shërbimet e Qarkullimit Rrugor Vlorë i vendosën këtij shtetasi masë administrative në vlerën 5200 lekë, për shkelje të neneve 139/8, 153/5, 139/3, 190/1-6 dhe 120/1-6 të Kodit Rrugor, si dhe masën plotësuese të tërheqjes së lejes së drejtimit.

Në përfundim të të gjitha veprimeve procedurale dhe administrative, u bë edhe sekuestrimi i automjetit.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia e Vlorës apelon për drejtuesit e automjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin manovrat e rrezikshme dhe sjelljet që rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin E. B., 58 vjeç, banues në fshatin Lazarat, si dhe shpallën në kërkim shtetasin M. B., 64 vjeç, banues në Austri, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar nga shteti holandez një kamion tip “Mercedes Benz”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe:
•arrestuan shtetasin E. D., 41 vjeç, banues në fshatin Bishan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij;
•shpallën në kërkim shtetasin F. B., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 30.10.2025, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ka tentuar të vjedhë banesën e një shtetasi;
•proceduan penalisht shtetasin H. Sh., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar me fjalë dhe fizikisht me bashkëjetuesen e tij.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë dhe Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe:
•arrestuan shtetasin S. C., 19 vjeç, banues në Delvinë, pasi në rrugën “Nazif Hadëri”, Delvinë, u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
•proceduan penalisht shtetasin Xh. B., 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi në lagjen nr. 1, Sarandë, u konstatua duke shkaktuar zhurma shqetësuese nga marmita e automjetit që drejtonte;
•shpallën në kërkim shtetasin A. K., 29 vjeç, pasi në rrugën e fshatit Gjormë, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, është përplasur me një automjet tjetër duke shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
•proceduan penalisht shtetasin D. M., 72 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, në rrugën “Murat Tërbaçi”, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar në vija të bardha shtetaset N. M. dhe V. A., të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Po këta Specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. T, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet 1përforcues grushti; dhe për një 16-vjeçar pasi drejtonte një motomjet pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-P. Ç., banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-I. K., 37 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, pas zgjidhjes së martesës, ka refuzuar kujdestarinë për fëmijën e saj të mitur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “The pursuit”.

Autor i dyshuar i djegies së 2 automjeteve dhe i 4 vjedhjeve, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari, me precedent penal për vjedhje.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The pursuit”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi M. Xh., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas:
-ka djegur 2 automjete në pronësi të shtetasit G. Xh., më datë 17.03.2025, në rrugën “Hamdi Cenoymeri”, Kombinat;
-ka vjedhur shuma parash dhe sende të ndryshme me vlerë, në 3 banesa dhe në 1 automjet, gjatë muajve të fundit, në zona të ndryshme në Tiranë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin D. N., 39 vjeç, banues në Mirditë, pasi në aksin rrugor “Bushnesh-Milot”, ka goditur me grusht punonjësin e Policisë Rrugore që i ka bërë shenjë për ndalim, pasi e ka konstatuar duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. P., 28 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, pasi te kryqëzimi i Shëngjinit, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin R. C., 62 vjeç, banues në Lezhë. Si pasojë u dëmtua lehtë shtetasi R. C.;
-një 16-vjeçar, pasi është konstatuar në qytetin e Lezhës, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. P., 51 vjeç, banues në Lezhë, pasi në banesën e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike;
-F. J., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi iu gjetën në çantë, dy fishekë të dyshuar për armë zjarri, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen E. P., pasi ka kryer punime ndërtimi në një objekt në pronësi të saj, pa leje nga organet kompetente.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Cërrik/Më datë 29.10.2025, ka kallëzuar shtetasja S. R., 50 vjeçe, se më datë 27.10.2025, është larguar nga banesa, motra e saj, shtetasja M. M., 46 vjeçe. Sipas deklarimeve të familjarëve, 46-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe N. M., 50 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, pasi u kapën duke drejtuar përkatësisht automjetin dhe motomjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. N., 18 vjeç, banues në Lushnjë, pasi posedonte doza Cannabisi.

Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik shpallën në kërkim shtetasen S. C., 19 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka postuar në rrjete sociale, fotografi të një të shtetasi dhe familjarëve të tij, pa pëlqimin e tyre. Punohet për kapjen e 19-vjeçares.

Më datë 29.10.2025, kallëzoi shtetasi L. F., se në stanin e tij, në fshatin Dushk, i kishin vjedhur disa bagëti të imëta. Punohet për kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, kapën dhe ndaluan shtetasin I. P., 34 vjeç, të cilit Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik shpallën në kërkim shtetasen F. N., pasi dyshohet se shqetëson një 26-vjeçare, nëpërmjet një llogarie false që ka hapur me kredencialet e saj. Punohet për kapjen e shtetases F. N..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-tre 17-vjeçarë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur një bashkëmoshatar të tyre;
-shtetasin A. H., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka hedhur lëndë piroteknike, gjatë ndeshjes së futbollit “Tirana-Elbasani”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. R., 65 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se shfrytëzonte një hapësirë publike, si vendparkim automjetesh, dhe dyshohet se nuk lëshon kupon tatimor për automjetet që parkohen aty.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin A. F., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
-arrestuan shtetasin S. Xh., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, bashkëshorten e tij, të cilën gjithashtu ka tentuar ta takojë, në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes që ajo ka ndaj tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ç., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen N. N.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka zënë një garazh në pronësi të një shtetasi tjetër;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. P., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në menyrë të kundërligjshme, nga shtetasi T. Xh.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. L., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasin Xh. U., pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke;
-2 të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një të mitur;
-shtetasi O. A., 22 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;
-shtetasit L. L. dhe A. A., pasi u kapën duke hedhur fishekzjarre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. B. dhe E. L., pasi dyshohet se nuk i kishin pajisur subjektet e tyre, me dokumentacion e nevojshëm për ushtrimin e aktivitetit.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasen P. Xh., 40 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lezhë

Ekzekutohen masa sigurie për 9 shtetas, të cilët akuzohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrave, janë implikuar në një rast të ndërtimit të paligjshëm, në Ranë të Hedhun.

Masat u ekzekutuan nga strukturat e Policisë së Lezhës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Shkodër-Lezhë, në zbatim të vendimit të vendimit të Gjykatës së Lezhës, të datës 27.10.2025. Konkretisht, ndaj shtetasve:

-P. T., 67 vjeç, banues në fshatin Shënkoll, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Falsifikim i vulave dhe stampave”;
-G. M., 34 vjeç, banues në Shëngjin, ish drejtor i AShK, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës”;
-A. Sh., 37 vjeç, banues në Lezhë, ish përgjegjës për legalizimet i AshK, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës”;
-A. M., 35 vjeç, banues në Lezhë, ish përgjegjës për legalizimet i AshK, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës”;
-L. B., 65 vjeçe, banuese në Tiranë, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
-H. Xh., 65 vjeç, banues në Elbasan, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
-K. M., 66 vjeç, banues në Tiranë, ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT, u ekzekutua masa e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
-F. Gj., 41 vjeç, banues në Lezhë, ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT, u ekzekutua masa e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
-M. N., 50 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë Ndihmësspecialist i Policimit në Komunitet, u ekzekutuan masat e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Lushnjë/Shfrytëzonte një sipërfaqe 500 m2 në lagjen “Loni Dhamo”, si vendparkim automjetesh, pa e regjistruar në organet tatimore, procedohet penalisht 43 vjeçari.

Gjatë kontrolleve dhe verifikimeve, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, në çdo fushë që ato shfaqen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë konstatuan se nuk ishte deklaruar në organe tatimore, një aktivitet ekonomik (vendparkim automjetesh) në lagjen “Loni Dhamo”.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për administratorin e këtij aktiviteti, shtetasin E. B., 43 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të pa regjistruar në organet tatimore, të pa pajisur me kasë fiskale” dhe “Fshehja e të ardhurave.

Fier/Pengoi lëvizjen në lagjen “29 Nëntori”, me automjetin që parkoi në mënyrë të parregullt, procedohet penalisht 39-vjeçari.

Bllokohet automjeti.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrolleve me objektiv konstatimin e rasteve të parkimeve të gabuara të mjeteve, që bëhen shkak për pengimin e qarkullimit, evidentuan në lagjen “29 Nëntori”, një tjetër rast të tillë.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. H., 39 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Gjithashtu, u bllokua automjeti që drejtonte ky shtetas.

Materialet procedurale për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. K., banues në fshatin Pistullë, dhe B. E., banues në fshatin Grizhë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi;
-G. A., 36 vjeç, banues në fshatin Vajush, pasi në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen Q. U., 73 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, e cila po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Q. M., 34 vjeç, banues në fshatin Vukaj, pasi u kap duke transportuar 6 m³ lëndë drusore, të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua si provë materiale;
-G. Z., 55 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, pasi kanë kallëzuar 4 punonjës të IKMT-së, se gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, të automjetit me lëndë drusore të shtetasit Q. M., shtetasi G. Z. ka bllokuar rrugën me automjetin e tij dhe i ka kundërshtuar ata.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Bulqizë / Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit M. Xh., 44 vjeç, banues në fshatin Boçevë, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. K., 62 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 23 vjeç, banues në fshatin Voskopojë, pasi dyshohet se i ka vjedhur pronarit të subjektit ku ishte i punësuar, kartën e bankës, dhe e ka përdorur për të bërë blerje.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. L., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në subjektin që ai administron, u gjetën dhe u sekuestruan pije të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. O., 34 vjeç, banues në Librazhd, pasi automjeti që kishte në pronësi rezulton i vjedhur në Brazil.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit N. R., 31 vjeç dhe një 15-vjeçar, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. D., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në subjektin që administronte shtetasi E. D., në lagjen nr. 13, dy shtetasit e tjerë u kapën duke luajtur lojëra fati. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pajisjet që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin A. T., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në subjektin që ai administronte, në lagjen nr.16, u gjetën dhe u sekuestruan pajisje që shërbejnë për lojëra fati.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-A. F., 52 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet ka goditur me send të fortë një 60-vjeçar, për motive të dobëta;
-K. T., 46 vjeç, banues në fshatin Pirg, pasi u kap duke transportuar një sasi lënde drusore të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. K., 32 vjeç, banues në Bilisht, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për largimin nga banesa të një 15-vjeçareje, informojmë se kjo shtetase është paraqitur dje, në Komisariatin e Policisë Korçë, dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e saj nga banesa.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Tropojë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Alert”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I dënuar në Itali, me 6 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 46-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alert”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:

Vladimir Rama, 46 vjeç, banues në fshatin Fierzë, Tropojë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi i ngushtë me partnerët, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

Ekstradohet nga Milano, shtetasi që koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Si rezultat i partneritetit shumë të ngushtë të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit me ata të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit E. L..

Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse GjKKO-ja, në muajin prill, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Korçë

Vijon operacioni i koduar “Cross Border”, i zhvilluar 4 ditë më parë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Kapet dhe vihet në pranga 37-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Ky shtetas dyshohet si bashkëpunëtor i 46-vjeçarit që u kap gjatë operacionit, duke transportuar 16 kg lëndë narkotike kanabis, drejt Greqisë.

Si rezultat i punës intensive të kryer nga strukturat e DVP Korçë, në vijim të operacionit të koduar “Cross Border”, i zhvilluar 4 ditë më parë, pas disa javësh hetime me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, drejt shtetit grek, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni:

D. M., 37 vjeç, të cilit Gjykata e Korçës, më datë 29.10.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi D. M. është bashkëpunonëtor i shtetasit J. B., i cili u kap në fshatin Vishociçë, Devoll, gjatë operacionit të zhvilluar 4 ditë më parë, duke transportuar 16 kg lëndë narkotike kanabis, drejt Greqisë.

Materialet procedurale i kaluan Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Punë profesionale parandaluese dhe goditëse kundër armëmbajtjes pa leje dhe kundër trafikimit të armëve që do të shërbenin për të kryer krime kundër jetës dhe pronës.

Në përfundim të operacionit policor të koduar “The Van”, të finalizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u zbulua dhe u godit një bazë ku ishte fshehur një arsenal armësh të dyshuara të trafikuara.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda ka falënderuar drejtuesit dhe strukturat e DVP Tiranë për finalizimin me sukses të operacionit, si dhe për punën shumë të mirë dhe profesionale në drejtim të parandalimit dhe goditjes së armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve që mund të përdoreshin për kryerjen e krimeve kundër jetës dhe pronës.

Ilir Proda: “Ky është një tjetër operacion i suksesshëm që tregon profesionalizmin, përkushtimin dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të goditur krimin dhe garantuar sigurinë e qytetarëve. Armët prodhojnë krim, çdo armë e paligjshme është një rrezik real për jetën e qytetarëve dhe për rendin publik.
Falënderoj drejtuesit e DVP Tiranë dhe të gjithë efektivët që punuan me përkushtim dhe profesionalizëm duke bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale që do të kryheshin me këtë arsenal armësh.
Policia e Shtetit nuk do të ndalet asnjë ditë në luftën kundër armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve, pasi çdo armë e paligjshme është një potencial për krim.
Iu bëj thirrje qytetarëve që të mbështesin punën e Policisë së Shtetit, duke bashkëpunuar dhe duke denoncuar çdo rast që cenon rendin dhe sigurinë publike.
Çdo informacion që ndihmon Policinë për parandalimin apo goditjen e krimeve është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e përbashkët.
Vetëm përmes bashkëpunimit të ndershëm dhe besimit të ndërsjellë mes Policisë dhe qytetarëve mund të ndërtojmë një mjedis akoma e më të sigurtë për të gjithë.”

-Gjatë operacionit “The Van” u sekuestruan 23 armë zjarri (prej të cilave 5 snajperë), 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, pajisje për bllokimin e valëve, uniforma të ngjashme me ato të Policisë, si dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Interpol Tirana/Vijon bashkëpunimi i ngushtë me partnerët, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

Ekstradohet nga Milano, shtetasi që koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Si rezultat i partneritetit shumë të ngushtë të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit me ata të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit E. L..

Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse GjKKO-ja, në muajin prill, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi E. L. akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit I. T. dhe O. Sh., ka transportuar me qëllim pastrimin, paratë e një grupi kriminal në Durrës, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Malësi e Madhe/Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I dënuar nga autoritetet italiane, me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 58-vjeçari.

Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë kapur në fshatin Vermosh dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:

Frederik Nacaj, 58 vjeç, banues në fshatin Vermosh.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.