Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Rikthimi”.
Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, drejtoritë vendore të Policisë Tiranë, Durrës dhe Kukës, me Forcën e Sigurisë Kombëtare Tiranë dhe me BKH-në, nën drejtimin e SPAK-ut.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 10 pjesëtarë të një grupi kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht në Gjermani.
Në kuadër të operacionit “Rikthimi”, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:
R. Rr., 31 vjeç, banues në fshatin Zezë, Fushë Krujë;
P. Rr., 50 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;
G. Rr., 35 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;
A. N. alias L. S., 51 vjeç, banues në Durrës;
Z. A. alias Z. Ç., 47 vjeç, banues në Paskuqan;
S. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë;
M. B. alias M. K., 43 vjeç, banues në Tiranë;
A. Gj. alias A. I., 35 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);
J. Ç., 50 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);
I. S. alias I. X., 40 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP).
Në kuadër të operacionit dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, u kryen 12 kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera në pronësi të 10 shtetasve.
Nga këto ambiente u sekuestruan 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë.
Gjithashtu, u bllokuan 2 armë gjahu që mbaheshin me leje.
Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, dyshohet se këta shtetas, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre dhe me të tjerë, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në shtete të BE-së, kryesisht në Gjermani.
Paratë e përfituara nga kjo veprimtari, dyshohet se janë investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme.
Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin rrugor në aksin “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Progër, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. K., 27 vjeç, banues në Bilisht, i cili duke drejtuar automjetin, aksidentoi me pasojë vdekjen, shtetasin H. R., 76 vjeç, banues në fshatin Mançurisht.
Gjithashtu, arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 62 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht në fytyrë një 15-vjeçar, për motive të dobëta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Xh. K., 36 vjeç, banues në fshatin Qinam, Kolonjë, pasi dyshohet se ka goditur me gur një 60-vjeçar, për motive të dobëta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Gj. B., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet telefonit, një 28-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I.B., 32 vjeç, banues në fshatin Mallunxë, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht dhe ka goditur me mjet të fortë (dru) shtetasin R.B.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 16-vjeçar, banues në Peshkopi, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar një automjet, pa u pajisur me leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
DVP Korçë
Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Korçë, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Goditen 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie, në vijim të operacionit policor të koduar “Qarku”, të zhvilluar 4 ditë më parë.
Vihet në pranga pronari i një lokali dhe procedohet penalisht 26-vjeçari që e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme, pasi organizonin lojëra fati, në lokal.
Procedohet penalisht edhe 1 shtetas tjetër, për këtë veprimtari të paligjshme.
Sekuestrohen 3 celularë.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në vijim të operacionit policor të koduar “Qarku”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë zbuluar 2 lokale në lagjen nr. 8 në qytet, ku organizoheshin lojëra fati.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste:
-u arrestua në flagrancë për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Punësimi i paligjshëm”, shtetasi L. Dh., 32 vjeç, banues në Korçë, pronari i një lokali ku organizoheshin lojëra fati;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, për shtetasin M. S., 26 vjeç, banues në Korçë, i punësuar në mënyrë të paligjshme në lokalin e shtetasit L. Dh.
Gjatë këqyrjes së celularëve të këtyre dy shtetasve, u gjetën faqe aktive për baste sportive.
-Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, për shtetasin H. L., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në ambientet e lokalit ku qëndronte, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën faqe aktive për baste sportive.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi P. M., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, ka kallëzuar se në servisin e tij i mungonin 2 targa automjeti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, për dy raste:
-për veprën penale “Keqtrajtim i kafshës”, pasi shtetasi Th. S. ka kallëzuar se ka gjetur në tokën e tij, kafshën e punës (mushkë), të vrarë me armë gjahu. Punohet për identifikimin e autorit/ëve;
-për vlerësim, pasi shtetasit Ç. E., 58 vjeç, Xh. I., 30 vjeç, S. N., 34 vjeç, E. C., 40 vjeç dhe H. Ç., 34 vjeç, të pestë banues në Përmet, janë konstatuar në aksin rrugor “Çarçovë-Përmet”, duke lëvizur me një automjet, në të cilin, gjatë kontrollit, janë gjetur 4 armë gjahu me leje dhe fishekë për to.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. L., 41 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi gjatë kontrollit në marketin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan lëndë piroteknike (kapsolla), të ndaluara për tregtim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. T., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi i ka marrë një shumë parash një shtetaseje, duke e mashtruar se do t’i blinte një automjet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. Sh., 44 vjeç, banues në Fier, pasi dje, në fshatin Kraps, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi E. A., 31 vjeç. Si pasojë u dëmtuan 31-vjeçari dhe një pasagjere në automjetin e tij, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. Gj., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. M., 35 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-G. L., 42 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-T. Ç., banuese në fshatin Gërmenj, pasi dyshohet se ka penguar lëvizjen në fshat, nëpërmjet një gardhi që ka vendosur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 19 vjeç, banues në Lezhë, pasi iu gjetën në automjet, 2 mjete prerëse (thika). Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet prerëse dhe automjeti i këtij shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. D., 51 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Bushat-Mjedë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. D., 71 vjeç, banues në fshatin Stajkë, pasi me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka përplasur nga pas rimorkion e kamionit me drejtues shtetasin Sh. L. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi K. D., i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin R. H., 18 vjeç, banues në Shkodër, pasi në rrugën “Hoxha Tasim”, me automjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka përplasur dy automjete të parkuara dhe shtetasin K. H., 75 vjeç, këmbësor, i cili është dëmtuar lehtë. Pas aksidentit, 18-vjeçari është larguar, por është kapur më pas nga shërbimet e Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. L., 35 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprat penale “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi ushtronte aktivitetin në një lokal, me pajisje kompjuterike dhe sistem të pafiskalizuar, dhe lëshonte fatura të paregjistruara në organet tatimore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Zbardhet brenda pak orësh, djegia e qëllimshme e një automjeti me vlerë rreth 100 000 euro.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 44-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Memo Meto”, për motive të dobëta.
Sekuestrohen me cilësinë e provës materiale, veshjet që mbante 39-vjeçari, kur kreu krimin.
Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 03:30, të datës 09.12.2025, në rrugën “Memo Meto”, ishte djegur automjeti tip “Audi” në pronësi te shtetasit J. C., 44 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Price”, brenda pak orësh, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime te mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin H. S., 36 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur 2 automjete të parkuara, me pasojë dëme materiale;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 42 vjeç, pasi në rrugën “Qemal Stafa”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. Sh., 25 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi F. Sh., i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. B., 34 vjeç, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka prishur qetësinë publike duke fyer dhe bërtitur, si edhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 17-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte një 17-vjeçar, për motive të dobëta.
U referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale, pasi dje, janë dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Elbasan, shtetasit:
-V. B., 31 vjeç, pasi dyshohet se duke lëvizur me biçikletë, në gjendje të dehur, në aksin rrugor “Muriqan-Cërrik”, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. 31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën;
-V. Gj., 65 vjeç, pasi dyshohet se në fshatin Seferan, është rrëzuar aksidentalisht nga mjeti bujqësor. 65-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Peqin/Dje, ka kallëzuar shtetasi R. C., 75 vjeç, se gjatë natës, në magazinën e tij, në fshatin Karinë, i kanë vjedhur bidona me vaj ulliri dhe raki. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Librazhd/Në lagjen nr.1, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e marrë me qira nga shtetasi G. B., 37 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja B. D. dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë.
Elbasan/Mbrëmjen e djeshme, është gjetur e pajetë në banesë, shtetasja Q. B., 58 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur.
Materialet procedurale për të gjitha rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
PKK Rinas
✅Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që akuzohet për vjedhje me dhunë në Zvicër, arrestohet me qëllim ekstradimin, 42-vjeçari, banues në Itali.
✅Procedohen penalisht 3 shtetas, 2 prej të cilëve, për kanosje të punonjësve të Policisë, dhe tjetri, për mosdeklarim të një shume eurosh.
Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë dhe shkëmbimit të informacioneve me strukturat partnere ndërkombëtare kryer nëpërmjet Interpol Tiranës, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit:
-arrestuan provizorisht, me qëllim ekstradimin në Zvicër, shtetasin A. M., 42 vjeç, banues në Itali, pasi Gjykata e Gjenevës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Zvicër, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B. dhe E. C., secili 21 vjeç dhe banues në Krujë, pasi dyshohet se kanë kanosur dhe kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë veprimeve procedurale të kryera në lidhje me parkimin e automjetit me të cilin lëviznin këta shtetas, në një zonë të ndaluar;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. H., 28 vjeç, banues në Krujë, pasi tentoi të fuste në Republikën e Shqipërisë, 12 000 euro, pa i deklaruar tek autoritetet doganore, konform ligjit në fuqi. Shuma e eurove u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. S., banues në Kavajë, pasi në aksin rrugor “Hajdaraj – Rikaj”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një karrocë që tërhiqej me kalë, me të cilën lëvizte shtetasi A. B., dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Nga përplasja u dëmtua lehtë, shtetasi A. B., i cili mori asistencë mjekësore dhe u largua në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. A., banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka dëmtuar tubin shkarkues të banesës së vëllait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. M., 23 vjeç, dhe për 2 të mitur (15 dhe 17 vjeç), të tre banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte, 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 13-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë në lagjen nr. 1, si dhe se ka tentuar të vjedhë në një banesë në lagjen nr. 5. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash, e dyshuar e vjedhur. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer i mituri.
Më datë 09.12.2025:
-u gjet në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, në fshatin Kalush, trupi i pajetë i shtetasit H. B., 82 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale;
-u gjet në banesën e tij, në lagjen nr. 13, trupi i pajetë i shtetasit B. M., 62 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale;
-kallëzoi shtetasi E. B., 44 vjeç, banues në Durrës, se ishte larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja F. B., 41 vjeçe. Punohet për gjetjen e 41-vjeçares, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Full scan”
Sekuestrohen drogë, armë zjarri, bizhuteri dhe vlera monetare.
Vihet në pranga poseduesi i tyre.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për futje të lëndëve narkotike, armëve të zjarrit dhe vlerave monetare, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Full scan”.
Në kuadër të operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, ushtruan kontroll të imtësishëm në hyrje, në vijën e dytë, në Portin e Durrësit, në autobusin që drejtohej nga shtetasi D. F.
Gjatë kontrollit fizik të shtetasit D. F., në çantën marsup u konstatua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, me peshë 92 gramë, dhe disa bizhuteri të dyshuara flori. Gjatë kontrollit në brendësi të autobusit, brenda një çante shpine u gjetën një sasi vlere monetare, në total 29 000 euro, një armë zjarri, tip pistoletë, me pesë krehra, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. F., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Trafikim i armëve dhe i municionit”, “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabandë me mallra të licencuara”, “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 29 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat:
-arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 18 vjeç, banues në Berat, pasi mbante një përforcues grushti që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-shpallën në kërkim shtetasin R. L., 24 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta (gurë) dhe ka dhunuar psikologjikisht, nënën e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Punohet për kapjen e 24-vjeçarit.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se ka postuar në rrjete sociale, pamje të konfliktit me një 12-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
