Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Policia e Shtetit-Vijojnë operacionet e përbashkëta me partnerët, nga toka, ajri dhe deti, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, trafiqeve të paligjshme dhe kontrabandës.Finalizohet operacioni policor i koduar “Geni”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me GDF-në dhe rojën bregdetare.Goditet një tjetër rast i tentativës për futjen kontrabandë të naftës në vendin tonë, nëpërmjet mjeteve lundruese.Sekuestrohen rreth 62.000 litra naftë të kontrabanduara, të ardhura nga Libia, si dhe 2 mjete lundruese peshkarexha.Vihen në pranga 13 shtetas, 10 prej tyre shtetas të huaj.
Vorë-Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Vorë, operacioni policor i koduar “Marikaj”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.Iu gjetën armë zjarri automatik dhe municion luftarak, në banesë, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Marikaj”.Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 56 vjeç, banues në Marikaj.Gjatë kontrollit në banesën e 56-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, një krehër dhe municion luftarak.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Fier-Ndihmoi autorin e plagosjes së ndodhur ditën e djeshme, të largohej nga vendi i ngjarjes, vihet në pranga 49-vjeçari.Vijon puna për kapjen e 52-vjeçarit që plagosi me armë zjarri një shtetas, në lagjen “11 janari”, Fier.Sekuestrohen automjeti me të cilin u largua autori, një armë zjarri pistoletë, një pistoletë paralizuese dhe municion luftarak.Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “11 janari”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi D. M., 50 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 49 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e ngjarjes, shtetasin A. N. alias M. V., 52 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin është larguar autori, brenda të cilit u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër, 12 fishekë dhe 1 pistoletë paralizuese.Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 52-vjeçarit.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Elbasan-Vihet në pranga punonjësi i sigurisë në një subjekt privat, pasi dyshohet se nuk konstatoi vjedhjen e 10 telekamerave në këtë subjekt dhe u largua pa përfunduar orarin e shërbimit.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 48 vjeç, banues në Elbasan, punonjës sigurie në një firmë private, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë natës, në kohën që ky shtetas ishte në turnin e tij të punës si punonjës sigurie, në një firmë, janë vjedhur 10 telekamera të vendosura për sigurimin e objektit. Gjithashtu, sipas kallëzimit të punonjësit të turnit të radhës që ka konstatuar vjedhjen e telekamerave, 48-vjeçari është larguar nga vendi i punës para orarit të përfundimit të shërbimit.Punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Shkodër-Policia çmonton 21 kamera të vendosura në shtyllat elektrike, në rrugë, për të mbledhur informacion, për qëllime kriminale.Kamerat e vendosura nga persona apo grupe kriminale kishin për qëllim edhe marrjen e informacionit për lëvizjet e Policisë.Strukturat hetimore të DVP Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendosjen e disa kamerave në shyllat elektrike, në aksin rrugor “5 Heronjtë”, deri në bypassin e Shkodrës, dhe nga “5 Heronjtë”, deri të rrethrrotullimi i Dobraçit, me qëllim mbledhjen e informaconit për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për identifikimin e personave që kishin vendosur këto kamera dhe çmontimin e tyre.Mbështetur nga shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, strukturat hetimore të DVP Shkodër kanë çmontuar dhe sekuestruar 21 kamera të lidhura nëpërmjet celularit, nga të cilat 8 të instaluara në vende dhe sheshe publike, në aksin rrugor nga rrethrotullimi “5 Heronjtë” deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës, ndërsa 13 të tjera të instaluara në aksin rrugor nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri te rrethrrotullimi i Dobraçit.Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Mbrojtja e të dhënave personale” dhe përbën veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna intensive për identifikimin e personave që kanë instaluar kamerat dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së këtyre kamerave.
Shkodër-Më datë 14.01.2023, në ujërat e lumit Buna, shërbimet polumbare të FNSH Shkodër kanë gjetur trupin e pajetë të një shtetasi, që dyshohet të jetë 58-vjeçari N. N., banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër.Për shtetasin N. N., më datë 08.01.2023, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, për humbjen e kontakteve me të. Gjatë kontrollit nga familjarët janë gjetur në afërsi të urës së lumit Buna, karroca për invalidë që përdorte ky shtetas dhe aparati celular.Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Fier/Informacion paraprak-Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”, janë konstatuar të thyer parmakët anësore të njërit krah të kësaj ure.Në anë të rrugës është gjetur targa e një automjeti. Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një automjeti të marrë me qera nga shtetasi M. L., 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur.Priten polumbarët e Renea-s për të kontrolluar përgjatë lumit me qëllim gjetjen e automjetit nëse ka rënë në lum.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Mirditë / Kapet dhe vihet në pranga një person me rrezikshmëri, i shpallur në kërkim për drogë e armë.Vijon operacioni policor i koduar “Lumthi”.Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe drogë, në kuadër të operacionit “Lumthi”, i zhvilluar në shkurt 2022.Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në mbështetje edhe nga FNSH Shkodër, në vijim të kontrolleve të shtuara me qëllim kapjen e personave të shumë kërkuar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar punën për kapjen e tij.Si rezultat, është lokalizuar i strehuar në banesë në Mirditë dhe është vënë në pranga, shtetasi E. Gj., 34 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në shkurt 2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municioneve luftarake”.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Lumthi”, i zhvilluar në shkurt 2022. Gjatë këtij operacioni, në automjetin që drejtonte ky shtetas janë gjetur një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi lënde narkotike kokainë.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Gramsh/Renea i erdhi në ndihmë dhe shpëtoi 43-vjeçarin që kishte mbetur mbrëmjen e djeshme, në kanionet e Gramshit.Operacioni i evakuim-shpëtimit nga forcat speciale Renea u zhvillua në një terren shumë të vështirë.43-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për shtetasin A. D., i cili kishte mbetur i bllokuar midis shkëmbinjve, në vendin e quajtur “Kalaja e Tërvolit, Gramsh, ku kishte shkuar për të vizituar kanionet, ju informojme se:Pas marrjes së njoftimit mbrëmjen e djeshme, u nisën në ndihmë të tij shërbimet e Policisë të Komisariatit Gramsh, shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan dhe shërbimet zjarrfikëse.Për shkak të errësirës dhe terrenit mjaft të vështirë, ndërhyrja në kanione mbrëmjen e djeshme ishte e pamundur.Shërbimet e Policisë kanë mbajtur kontakt të vazhdueshëm përgjatë natës, me 43-vjeçarin, dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, në drejtim të kanioneve, janë nisur forcat speciale Renea.Gjatë operacionit të evakuim-shpëtimit, pas disa orësh në një terren mjaft të vështirë, forcat speciale Renea bënë të mundur nxjerrjen e 43-vjeçarit, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore.Shtetasi A. D. që kishte mbetur në kanione ka falënderuar forcat speciale Renea dhe të gjitha shërbimet e tjera që morën pjesë në operacionin e evakuimit dhe shpëtimit të tij.
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Gracka”.I vodhën portofolin, një shtetasi, në një qendër tregtare, vihen në pranga 2 shtetas.Zbardhen edhe 2 vjedhje të tjera të kryera nga këta shtetas. Sekuestrohen 590 euro dhe 25 000 lekë të rinj.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjeve ndaj pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas, për vjedhjen e portofolit të tij, në një qendër tregtare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gracka”.Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:- A. K., 46 vjeç dhe D. Sh., 51 vjeç, të dy banues në Kosovë.Këta shtetas, ditën e djeshme, në një qendër tregtare, i kanë vjedhur portofolin shtetasit K. M.Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se 2 të arrestuarit janë autorë edhe të dy vjedhjeve të tjera të ndodhura ditët e fundit, konkretisht: më datë 11.01.2023, i kanë vjedhur shumën 450 euro shtetasit F. B., ndërsa më datë 12.01.2023, kanë tentuar të vjedhin një shumë parash, në një lokal.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 590 euro dhe 25 000 lekë të rinj.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Morinë, Kukës-Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrimi i rëndë”.Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:J. D., 25 vjeç, banues në Fushë Kosovë.Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Bambergut, Gjermani, me vendimin e datës 14.06.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi i rëndë”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 164 shtetas, konkretisht: 55 shtetas janë vënë në pranga, 97 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 16 raste, me 7 shtetas të vënë në pranga dhe me 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 13 raste, një rast ka mbetur në tentativë, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, 1 rast rezulton ende me autorë të paidentifikuar, në drejtim të të cilit, vijon punën Policia, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 12 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 5 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 5 raste, me 15 shtetas të vënë në pranga dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 33 raste, 16 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar, për to, vijon punën Policia. Rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të vënë në pranga, 8 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 13 raste, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe me 12 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 19 raste, njëri prej tyre, me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të vënë në pranga dhe me 18 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 7 raste, me 4 shtetas të vënë në pranga dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Dhunimi i banesës”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Kallëzimi i rremë”, “Braktisja e fëmijëve të mitur”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 7 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”, me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit, vijon punën Policia; “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, me 1 shtetas të vënë në pranga; “Përkrahja e autorit të krimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga; “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me autorë ende të paidentifikuar dhe “Marrja e padrejtë e fëmijës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim
Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 19 aksidente, si pasojë e të cilëve 27 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 39 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 17 shtetas të vënë në pranga, si dhe me 21 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.