Raporti 48-orësh i ngjarjeve, 21, 22 prill 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjirokastër-Finalizohet operacioni policor i koduar “Vlera”.Vodhi në banesën e një shtetasi, para dhe sende (bizhuteri) me vlerë të konsiderueshme, kapet disa orë pas kryerjes së vjedhjes dhe arrestohet 46-vjeçari.Ky shtetas, i dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale.Sekuestrohen paratë dhe sendet e vjedhura.Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për një rast vjedhjeje të kryer në një banesë në fshatin Vanistër, Dropull, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Vlera”.Në kuadër të këtij operacioni, u identifikua dhe u kap pak orë pas kryerjes së vjedhjes, autori i dyshuar i saj, shtetasi A. M., 46 vjeç, banues në Berat.Nga veprimet hetimore dhe operacionale dyshohet se 46-vjeçari, më datë 21.04.2023, ka vjedhur në banesën e një shtetasi, në fshatin Vanistër, Dropull, një sasi të konsiderueshme parash, 9 ora dore, 13 varëse, 9 byzylykë dhe bizhuteri të tjera.Sendet dhe paratë e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Krujë/Kontrolle intensive në zona të pyllëzuara të Niklës, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.Kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”.Pjesëmarrëse në këtë operacion, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, ato të Stacionit të Policisë Fushë Krujë, Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës dhe FNSH Tiranë.Konstatohen dhe asgjësohen 1140 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, i hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare, të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet e imtësishme të territorit, në terrene malore dhe në zona të pyllëzuara.Kontrollet janë përqendruar në zonat e pyllëzuara të territoreve të Niklës dhe Fushë Krujës. Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë konstatuar 1140 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në kubikë dhe të hedhur në tokë së fundi, me qëllim kultivimin. Fidanët u asgjësuan me anë të djegies.Ndërkohë, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre tentativave për kultivim të bimëve narkotike.Shërbime të shtuara të Policisë do të vijojnë kontrollet edhe gjatë ditëve të ardhshme, në të gjithë territorin e rrethit Krujë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Kurbin-Finalizohet operacioni policor i koduar “Imazhi”, për goditjen që në fazë fillestare të një tentative për kultivim të bimëve narkotike.Operacioni, rezultat i kontrolleve në terren me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore.Evidentohen nëpërmjet përdorimit të dronit, të fshehur pas një banese dhe të kultivuar në kubikë, fidanë të bimës narkotike cannabis sativa.Kapet në flagrancë dhe arrestohet pronari i banesës, autor i dyshuar i këtij rasti kultivimi.Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare, të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në kuadër të operacionit policor të koduar “Imazhi”, kanë goditur një rast tjetër të kësaj veprimtarie kriminale.Si rezultat i kontrolleve në kuadër të këtij operacioni, përmes përdorimit të dronit, u konstatuan në kubikë, 94 fidanë të dyshuar narkotikë kanabisi, të fshehur pas banesës së shtetasit V. C., i cili u arrestua në flagrancë si autor i dyshuar i këtij rasti kultivimit.Fidanët e dyshuar narkotikë, në kubikë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Kontrollet në terren, në zona të pyllëzuara dhe në ambiente të tjera, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, vijojnë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Shkodër-Kontrolle intensive në të gjithë qarkun, në kuadër të planit operacional policor antikanabis të koduar “Masat Parandaluese”.Goditet që në fazë fillestare, një rast tjetër i tentativës për të kultivuar bimë narkotike.Zbulohet një serë e përshtatur për kultivimin në kubikë, të 220 fidanëve të dyshuar narkotikë kanabisi.Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kësaj tentative për të kultivuar bimë narkotike, si dhe asgjësohen fidanët me anë të djegies.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, në vijim të planit operacional policor antikanabis të koduar “Masat Parandaluese”, kanë goditur një rast tjetër të kësaj veprimtarie kriminale, për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. C., 58 vjeç, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, Shkodër.Gjatë kontrolleve të mbështetura nga inteligjenca informative, në vendin e quajtur “Prroni i Zi”, në fshatin Ura e Shtrenjtë, në pronën private të 58-vjeçarit, shërbimet e Policisë zbuluan një serë të vogël, të përshtatur për kultivimin në kubikë, të 220 fidanëve të dyshuar narkotikë kanabisi.Disa nga fidanët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.Kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, vijojnë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Vorë-Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Vorë, operacioni policor i koduar “Rifle”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.Iu gjetën armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, në banesë, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Rifle”.Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. P., 57 vjeç, banues në Picar, Vorë.Gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, një krehër dhe municion luftarak.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë 48 orëve, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 137 shtetas, konkretisht: 38 janë vënë në pranga, 83 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 16 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Vijon puna intensive me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 14 raste, me 5 shtetas të vënë në pranga dhe 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 19 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim, si dhe me 13 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 9 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 6 raste, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 4 raste të falsifikimit të dokumenteve, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufirit, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 14 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 14 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera, 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 11 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga, 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 17 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Gjithashtu, janë evidentuar:

-nga 1 rast i veprave penale “Vetëgjyqësia”, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Ngacmimi seksual”, “Braktisja e kafshës të shoqërimit”, “Kanosja për shkak të detyrës”,
“Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Dhunimi i varreve”, 9 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit ndaj punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim;

-2 raste të veprës penale “Përndjekja”, njëri prej të cilëve me autor ende të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-2 raste të veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Dhunimi i banesës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-nga 1 rast i veprave penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i veprës penale “Goditjet për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga

Për nga 1 rast të veprave penale “Vetëgjyqësia” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera më parë, është ndaluar nga 1 shtetas.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 6 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 18 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera, 8 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shapllur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.