Qarku Vlorë
Takime sensibilizuese me nxënësit, në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”.
Në vijim të fazës së parë të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Policia e Vlorës ka vijuar gjatë kësaj jave me zhvillimin e orëve ndërgjegjësuese në shkolla, me fokus rritjen e kulturës së sigurisë tek të rinjtë.
Ndihmës specialistët për edukimin në shkolla, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë, zhvilluan takime informuese në:
Gjimnazin publik “Halim Xhelo”, Vlorë.
Shkollën 9-vjeçare publike “Musa Çakërri”, Vlorë.
️ Me nxënësit e klasave të VI-ta dhe të X-ta u trajtuan temat:
⛔️ Trafikimi i qenieve njerëzore
Siguria në rrjet
⛔️ Dhuna në shkolla
⛔️ Bullizmi dhe bullizmi kibernetik
Gjatë bashkëbisedimit u theksuan:
• faktorët që ndikojnë në shfaqjen e këtyre fenomeneve (socialë dhe ekonomikë);
• pasojat ligjore që sjellin;
• institucionet ku mund të kërkohet ndihmë në rast dhune apo abuzimi.
Policia e Vlorës falënderon nxënësit, mësuesit, oficerët e sigurisë dhe shërbimin psiko-social për bashkëpunimin dhe angazhimin në krijimin e një ambienti shkollor të sigurt.
Së bashku për një të ardhme më të sigurt.
#PoliciShkollë
#SiguriaeTëRinjve
#SëbashkuPërKomunitetin






