Qarku Vlorë/Takime me nxënësit në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”.

Qarku Vlorë

Takime me nxënësit në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”.

Në vijim të fazës së parë të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Policia në Vlorë dhe Sarandë ka vijuar këtë javë me takimet sensibilizuese në shkolla, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve për çështje të sigurisë.

Ndihmës specialistët për edukimin në shkolla, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe qendrën Psiko-Sociale “Vatra”, zhvilluan takime informuese dhe orë ndërgjegjësuese në:
Shkollën 9-vjeçare publike “Lef Sallata” – Vlorë
Shkollën e Mesme “Halim Xhelo” – Vlorë
Shkollën e Mesme “Ali Demi” – Vlorë
Shkollën 9-vjeçare “Shefqet Sulejmani” – Sarandë

️ Gjatë takimeve me nxënësit e klasave të VI-ta dhe IX-ta, u trajtuan temat:
⛔️ “STOP trafikimit të qenieve njerëzore”
“Siguria në rrjet”
⛔️ “Dhuna në shkolla”
⛔️ “Bullizmi dhe bullizmi kibernetik”

Në bashkëpunim me Qendrën “Vatra”, nxënësit u njohën me:
konceptin e trafikimit të qenieve njerëzore;
mënyrat e rekrutimit dhe treguesit e trafikimit tek fëmijët;
institucionet përgjegjëse dhe rolin e tyre;
mbrojtjen e viktimave dhe mënyrat për të kërkuar ndihmë.

Nxënësit u përfshinë në diskutime, përgatitën postera dhe materiale sensibilizuese mbi temat e trajtuara, duke treguar angazhim dhe përgjegjshmëri sociale.

Policia e Vlorës falënderon nxënësit, oficerët e sigurisë dhe shërbimet psiko-sociale për bashkëpunimin dhe përkushtimin në edukimin e brezit të ri për një mjedis shkollor më të sigurt.

Së bashku për një të ardhme më të sigurt!

#PoliciShkollë
#PërSigurinëTuaj
#SëbashkuPërNjëKomunitetTëSigurt