Qarku Vlorë
Takime me nxënësit në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”.
Në vijim të fazës së parë të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Policia e Vlorës ka vijuar këtë javë me takimet sensibilizuese në shkolla, me qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve për çështje që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen e tyre.
Ndihmës specialistët për edukimin në shkolla, së bashku me psikologen e shkollës dhe oficerët e sigurisë, zhvilluan bashkëbisedime me nxënësit e klasave të VI-ta në:
shkollën 9-vjeçare publike “28 Nëntori”, Vlorë.
shkollën 9-vjeçare publike “Bido Sejko”, Sarandë.
️ Gjatë takimeve u trajtuan temat:
⛔️ Trafikimi i qenieve njerëzore
⛔️ Dhuna në shkolla
⛔️ Bullizmi dhe bullizmi kibernetik
Siguria në rrjet
Nxënësve iu shpjeguan faktorët socialë, ekonomikë, familjarë dhe shkollorë që nxisin këto fenomene, pasojat ligjore të tyre, si dhe institucionet ku mund të kërkojnë ndihmë.
Gjithashtu, ata u njohën me linjën e gjelbër për të mitur, numrat e emergjencave dhe rolet e punonjësve të Policisë në komunitet.
Së bashku për një të ardhme më të sigurt!
#PoliciShkollë
#PërSigurinëTuaj
#SëbashkuPërNjëKomunitetTëSigurt