Qarku Vlorë/Takime me nxënësit, në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”

Qarku Vlorë

Takime me nxënësit në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”.

Në vijim të fazës së parë të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Policia e Vlorës dhe e Sarandës kanë vijuar këtë javë takimet sensibilizuese në shkolla, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit tek të rinjtë për çështje të sigurisë.

Ndihmës specialistët për edukimin në shkolla, së bashku me oficerët e sigurisë dhe punonjësit socialë, zhvilluan bashkëbisedime me nxënësit e klasave të VI-ta në:
shkollën 9-vjeçare publike “Ismail Qemali”, Vlorë
shkollën 9-vjeçare publike “5 Dëshmorët”, Sarandë

️ Temat e trajtuara ishin:
⛔️ Trafikimi i qenieve njerëzore
⛔️ Dhuna në shkolla
⛔️ Bullizmi dhe bullizmi kibernetik
Siguria në rrjet

Nxënësit u njohën me faktorët socialë, ekonomikë, familjarë dhe shkollorë që nxisin këto fenomene, pasojat ligjore, si dhe institucionet ku mund të kërkojnë ndihmë. Gjithashtu, ata morën informacion mbi linjën e gjelbër për të mitur dhe numrat e emergjencës, duke u njohur më nga afër edhe me rolin e policisë në komunitet.

Së bashku për një të ardhme më të sigurt!

#PoliciShkollë
#PërSigurinëTuaj
#SëbashkuPërNjëKomunitetTëSigurt