Qarku Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit turq H. D., 23 vjeç dhe H. D., 27 vjeç, pasi në PKK Muriqan, në dalje, kanë paraqitur pasaporta të dyshuara të falsifikuara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasin B. K., 50 vjeç, banues në fshatin Qelëz, Pukë, përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve, bashkia Pukë, pasi punonjësi i këtij sektori, shtetasi Gj. Z., 60 vjeç, është dëmtuar fizikisht duke punuar për mirëmbajtjen e rrugës, në fshatin Qelëz, Pukë. 60-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.