Qarku Shkodër/Iniciohet plani operacional multistrukturor, ndërkombëtar, i koduar “LIQENI 2025”.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Njësia Speciale “DELTA” dhe Policia Kufitare e Malit të Zi, patrullime intensive në hapësirën ujore të qarkut Shkodër dhe në kufirin tokësor Shqipëri-Mal i Zi. Në këto patrullime të mbështetura nga FRONTEX, mori pjesë dhe Administrata e Parkut Kombëtar të Liqenit të Shkodrës.
Objektivat kryesorë:
-Parandalimi i veprimtarive të paligjshme në hapësirën ujore, si trafikimi i lëndëve narkotike/armëve, kalimi i kundërligjshëm i kufirit dhe krimet kundër mjedisit;
-Rritja e parametrave të sigurisë për qytetarët dhe turistët;
-Forcimi i kontrollit në zonat kufitare;
-Identifikimi i pikave problematike në kufijtë tokësorë dhe ujorë;
-Shkëmbimi i informacionit operacional me partnerët rajonalë;
-Parandalimi dhe goditja e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Kontrollet janë zhvilluar në zonat më të frekuentuara nga mjetet lundruese, në liqenin e Shkodrës, në lumin Buna, në pikat strategjike tokësore dhe ujore, si dhe në kufirin tokësor Shqipëri-Mal i Zi.
Gjatë fazës së parë të këtij plani operacional, ndër të tjera, janë kontrolluar:
-Dokumentacioni i mjeteve lundruese;
-Pajisjet e sigurisë që kanë këto mjete;
-Respektimi i itinerareve të miratuara;
-Respektimi i rregullave të qarkullimit ujor.
DVKM Shkodër do të vijojë kontrollet në kuadër të planit operacional “LIQENI 2025”, gjatë gjithë sezonit veror.
Ky nivel bashkëpunimi, dëshmi e rëndësishme e angazhimin policor dhe bashkëpunimit shumë të mirë ndërinstitucional, në funksion të sigurisë së jetës së qytetarëve, parandalimit të veprimtarive të kundërligjshme, si dhe të rritjes së besimit të qytetarëve/turistëve, te strukturat e Policisë.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë çdo veprimtari të dyshimtë, pranë njësive fizike të Policisë ose në numrin pa pagesë 112.