Qarku Korçë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Qarku Korçë

Sektori për Hetimin e Krimeve, i DVKM Korçë, arrestoi në flagrancë shtetasin V. P., 25 vjeç, banues në Selanik, Greqi, pasi në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit në valixhen e tij, shërbimet e Policisë gjetën rreth 35 kg duhan të grirë, i dyshuar i kontrabanduar. Sasa e duhanit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. H., 54 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi dyshohet se ka kanosur me një mjet të mprehtë, shtetasin S. Gj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.