Qarku Korçë – Vihet në pranga 1 shtetas

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. K., 48 vjeç, banues në fshatin Valikardhë, Bulqizë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 15.11.2014 e ka dënuar këtë shtetas me 40 ditë burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Më datë 05.07.2022, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasja V. B., 18 vjeçe, e cila ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa, nëna e saj F. K., 38 vjeçe, banuese në fshatin Buzaisht, Pogradec. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.