Qarku Korçë
Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të detajuar mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin H. Y., 35 vjeç, banues në Strasburg, Francë, në bagazhin e të cilit, në brendësi të një xhupi, gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP-Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të 35-vjeçarit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
———–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, të shtetasit D. Q., 53 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në vendin e quajtur “Varrezat e Grekut”, në Pogradec, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin kamion tip “Benz” 7 m³ trupa drusorë të llojit pishë, pa lejen përkatëse, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
———–
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasve:
M. T., 50 vjeç, banues në fshatin Lumalas, Korçë, pasi në hyrje të qytetit të Korçës, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Seat”, në gjendje të dehur .
R. H., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ersekës” ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin motor tip “Dayang”, pa leje drejtimi, pa targë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.