Qarku Korçë
Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre në kërkim ndërkombëtar.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar Herjolind Lena, 43 vjeç, banues në Strugë, Maqedonia e Veriut.
Gjykata Supreme e Kantonit të Bernit, Zvicër, me vendimin e datës 07.07.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet e 3 muaj burg për veprat penale “Grabitje” dhe “Mashtrim”, mbetur në tentativë, parashikuar në Kodin Penal zviceran.
——————–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. L., 42 vjeç, banues në fshatin Lekas, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin kamion tip “Ifa”, pa targë, me të cilin po transportonte 10 m dru zjarri të llojit ah dhe dushk, pa lejen përkatëse.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.