Qarku Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Qarku Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë ekzekutuan vendimin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim Majerdi Meko, 37 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec, të cilin Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. D., 52 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, pasi në lagjen nr. 8, Korçë, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë. 52-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. M., 50 vjeç, banues në Bilisht, pasi në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të informacioneve të siguruara falë bashkëpunimit me AMP Korçë dhe Shërbimin Doganor, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë kanë ushtruar kontroll në automjetin që drejtonte ky shtetas, ku kanë gjetur 45 steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, autoritetet doganore e kanë ndëshkuar shtetasin O. M., me masën administrative 560 000 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.