Qarku Korçë – Ndalohet 1 shtetase e shpallur në kërkim dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetases në kërkim B. O., 18 vjeçe, banuese në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 26.10.2021, e ka dënuar këtë shtetase me 15 ditë burg për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Komisariati i Policisë nr. 4, Tiranë.
————
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, për shtetasin D. A., 31 vjeç, banues në Ersekë, pasi në fshatin Taç, Ersekë, ky shtetas u kap me mjetin tip furgon “Benz”, duke transportuar 5 m sterë dru zjarri, pa leje.
————
​Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 14.01.2022, rreth orës 10:00, në qytetin e Pogradecit, pranë vendit të quajtur “Enkelana”, shtetasi E. M., 45 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, duke drejtuar mjetin motor tip “Lifan”, ka përplasur mjetin tip “Nissan”, me drejtues shtetasin E. P. dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.