Qarku Korçë – Bien në prangat e Policisë 4 shtetas

Qarku Korçë

Bien në prangat e Policisë 4 shtetas.

Tre prej të cilëve në kërkim dhe një tjetër i arrestuar në flagrancë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. Gj., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi”.

Gjithashtu po nga këto struktura u ndalua shtetasi në kërkim V. Xh., 36 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 17.07.2021, në fshatin Zëmblak, Maliq, ku gjatë një konflikti fizik u dëmtua shtetasi J. G., 42 vjeç, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim I. D., 35 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, të shtetasit Sh. M., 59 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, pasi në aksin rrugor Pogradec-Korçë, pranë vendit të quajtur “Lapidari i Podgories”, ky shtetas duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Hyundai”, ka dalë nga rruga duke pësuar dëme materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.