Qafë Thanë – Vihet në pranga 1 shtetas

Qafë Thanë

Kaloi në mënyrë të paligjshme territorin e Republikës së Shqipërisë dhe paraqiti një pasaportë false, në doganën e Maqedonisë së Veriut, vihet në pranga 49-vjeçari.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë kanë ndaluar shtetasin T. K., pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin e gjelbër dhe më pas, në sportelin e doganës së Maqedonisë së Veriut, ka paraqitur një pasaportë të falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin T. K., 49 vjeç, banues në Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.