Qafë Morinë, Tropojë/Drejtori i Përgjithshëm i akordon Certifikatën e Karrierës, punonjësit të policisë kufitare, inspektor Bislim Hysaj

Qafë Morinë, Tropojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i akordon Certifikatën e Karrierës punonjësit të policisë kufitare, inspektor Bislim Hysaj.

Në ambientet e Pikës së Kalimit Kufitar në Qafë Morinë, Tropojë, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të certifikatës, me rastin e daljes në pension të punonjësit të policisë kufitare, inspektor Bislim Hysaj.

Punonjësi i Policisë falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm, Drejtorin Vendor të Kufirit dhe Migracionit Kukës dhe kolegët për vlerësimin e treguar përmes kësaj certifikate, si dhe për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin që ka gjetur gjithmonë për përmbushjen me sukses të detyrave funksionale.

Bislim Hysaj, ka një karrierë mbi 31 vite në radhët e Policisë së Shtetit dhe falë përkushtimit, korrektësisë dhe profesionalizmit, ka arritur rezultate të larta në punë.