Qafë Botë/Goditet një rast i dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.
Policia Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX, vë në pranga një 31-vjeçar të huaj që po shoqëronte një grup emigrantësh, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Greqisë, kundrejt pagesës.
Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, si dhe në zbatim të detyrave për kontrollin e territorit në vijën e gjelbër kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Botës, në bashkëpunim me FRONTEX, zhvilluan kontrolle intensive në zonat me risk.
Gjatë këtyre kontrolleve, mbrëmjen e djeshme, në zonën e Kataetos, u konstatua një shtetas i huaj që po shoqëronte një grup prej 7 emigrantësh të paligjshëm, me qëllim kalimin e tyre të paligjshëm në territorin grek.
Në vijim të veprimeve proceduriale, u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve shtetërorë”, i shtetasit F. K., 31 vjeç, banues në Mbretërinë e Bashkuar.
Nga hetimet paraprake rezultoi se ky shtetas kishte ndërmarrë shoqërimin e personave të mësipërm drejt kufirit, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e tyre të paligjshëm në Greqi.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve