Punonjësit e Policisë së Shtetit, gjatë veprimeve të përbashkëta me kolegët gjermanë në qytetin e Dyseldorfit për garantimin e qetësisë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes së nesërme Shqipëri-Spanjë, në kuadër të Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2024”.
Patrullat e përbashkëta, të përqendruara në aeroport dhe stacionin kryesor të trenit, kanë mbështetur policinë gjermane, duke ndërmjetësuar komunikimin dhe masat policore midis shtetit gjerman dhe tifozëve të shumtë që po mbërrijnë në qytet për të ndjekur ndeshjen.