Arrestohet në flagrancë shoferi i kamionit në të cilin u gjetën qindra paketa me cigare, pa pullë fiskale.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të kontrolleve për goditjen e rasteve të tentativës për të kaluar mallra kontrabandë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, shtetasin:
B. S., 32 vjeç, banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, në bashkëpunim me autoritetet doganore, gjatë kontrollit në kamionin e këtij shtetasi, gjetën dhe sekuestruan qindra paketa me cigare, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste kontrabandë në vendin tonë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.