Port Durrës – Vijojnë kontrollet e shtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në analizën e riskut, për goditjen e tentativës për të kaluar kufirin, në mënyrë të kundërligjshme.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas që tentuan të kalonin kufirin, me dokumente të falsifikuara.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK port Durrës, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll më të detajuar, 3 shtetas, për të cilët kishin dyshime se kishin paraqitur dokumente false. Pas verifikimeve rezultoi se dokumentet që kishin paraqitur këta shtetas, për të dalë jashtë Shqipërisë, ishin të falsifikuara.
Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasit:
Sh. H., 37 vjeç, F. H., 23 vjeç, të dy banues në Kosovë dhe M. S., 39 vjeç, banues në Turqi.
Dokumentet e falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.