📌 Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Policia Rrugore, ka vijuar kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
Gjithashtu është vijuar me zbatimin e Planit Operacional rreth detyrave të lëna në analizën e tremujorit të Parë të Drejtorisë së Policisë Rrugore.
Gjatë javës që lamë pas, nga këto struktura janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, 3 prej tyre që drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe 2 të tjerë për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në afërsi të fshatit Vranisht, Devoll dhe Drithas, Maliq, ku si pasojë e dy aksidenteve humbën jetën dy këmbësorë.
Janë proceduar administrativisht gjithsej 626 drejtues mjetesh📝
3 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 14 të tjerë për shpejtësi mbi normat e lejuara.
38 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 3 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Janë vendosur 172 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 192 për parakalim të gabuar.
Janë tërhequr gjithsej 16 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë vendosur 201 masa administrative për shkelje të tjera, të ndryshme.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë, do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.
#Për_më_shumë_siguri_rrugore