Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Gjatë javës që lamë pas, nga këto struktura janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për 2 shtetas të tjerë.
Janë proceduar administrativisht gjithsej 703 drejtues mjetesh📝
130 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për shpejtësi mbi normat e lejuara.
32 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 4 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Janë vendosur 129 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 159 për parakalim të gabuar.
Janë tërhequr gjithsej 15 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë vendosur 243 masa administrative për shkelje të tjera, të ndryshme.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.
#Përmëshumësigurirrugore