Policia Rrugore Korçë
Kontrolle intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Monitorim i vazhdueshëm i akseve rrugore, për të shmangur përfshirjen e përdoruesve të rrugës, në ngjarje rrugore.
Gjatë javës së fundit, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:
•janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh dhe është proceduar penalisht 1 tjetër për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
•janë pezulluar 2 leje drejtimi, për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit.
Policia Rrugore e Korçës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.